Debate e përplasje mes Erion Braçes dhe Gaz Bardhit në Kuvend

Me debate është shoqëruar seanca e sotme plenare mes Gazment Bardhit dhe Erion Braçes, lidhur me raportimin e kreut të KLSH-së në Kuvend.

Bardhi u shpreh se Kuvendi po shkel ligjin, pasi ka hequr nga lista raportimin e kreut të KLSH në seancë, për shkak se duhet të mbyllet sesioni brenda korrikut.

Braçe deklaroi se kreu i KLSH ka raportuar disa herë në Komisionin e Ekonomisë dhe se anëtarët e PD-së nuk i kanë bërë asnjë pyetje.

Në Komision nuk kanë bërë asnjë pyetje, sot stisin një seancë vetëm me pyetje, kjo është e neveritshme, e një niveli ordiner”, tha Braçe.

Më pas, Bardhi ka replikuar nga vendi dhe pa mikrofon, ku me tone të larta i është drejtuar Braçes duke i thënë “palaço”.

Kur shkel Kushtetutën, palaço je”, i tha Bardhi Braçes.

SHKARKO APP