Deklaratë e fortë e Presidentit: Edhe me tanke po erdhën për të më shkarkuar, do të marrin përgjigjen e merituar!

Debati sonte në Top Channel ka njohur përplasje, por edhe deklarata të forta.

Presidenti Meta i ftuar në emisionin ‘Open’ në Top Channel, tha ndër të tjera se është përgatitur për të gjithë skenarët e mundshëm nëse do synohet shkarkimi i tij.

‘Jam përgatitur për të gjitha skenarët. Edhe me tanke po të vijnë në Presidencë do marrin përgjigjen më shëmbullore. Para se të më shkarkojnë ata do i shkarkoj unë me popullin shqiptar. Po e bëj të qartë, jam gati për çdo skenar. Ata le të vazhdojnë, unë do t’u jap pergjigje shembullore.’

Më tej Presidenti ka shtuar se “Ata po sillen si një bandë, miratojnë ligje mbi ligjet për të frikësuar njerëzit, mediat, bizneset, gjithçka. Ata kanë humbur çdo lloj legjitimiteti. Kanë frikë nga fjala e juaj. Unë nuk kam frikë”.

SHKARKO APP