Deputetët Açka dhe Sula: Ky është parlament që të vjen turp të thuash jam DEPUTET!

Tensioni në sallën e parlamentit në çdo seancë sa vjen e rritet. Nga ana e saj mazhoranca po ndjek taktikën e përjashtimit të deputetëve të PD, gjë e cila nuk ka ndodhur asnjëherë në 32 vite demokracie.

Kryeministri Rama ka kohë që nuk shkon fare në parlament, sidomos pas kërkesës së deputetëve opozitarë që ai të vijë në sallën e Kuvendit për të dhënë shpjegime në lidhjet me aferat, sipas PD, që ai ka bërë me ish-zyrtarin e lartë të FBI.

Përjashtimi në mënyrë masive i deputetëve të PD nga seancat parlamentare është shenjë jo normaliteti demokratik dhe nervozizmi nga qeveria Rama.

Edhe sot protesta e opozitës vijoi para parlamentit, kurse në sallë deputetët debatojnë dhe zihen në lidhje me kryeministrin Rama, i cili edhe sot nuk pranoi të jetë në parlament. Te turma e mbledhur folën Berisha dhe Meta, por diskutimi i dy deputetëve të PD, Flutura Açka dhe Dashnor Dula, pikërisht në sallën e Kuvendit; ishin qëndrime stoike dhe acaruan kryetarin e grupit parlamentar të PS.

Flutura Açka tha se ky parlament në mënyrën se si funksionon prej javësh është kthyer në parlament fashist. Nuk ka ndodhur asnjëherë që të mos vijë kryeministri prej javësh në parlament, ku deputetët e kërkojnë. Dhe në vend që kryeministri të vijë dhe të sqarojë akuzat për raportet me ish-zyrtarin e lartë të FBI, përjashtohen deputetët e opozitës.

Ndërsa deputeti i PD, Dashnor Sula theksoi se tani i vjen turp të thuash se je deputet në këtë parlament, ku mazhoranca vepron si të dojë dhe nuk respekton as rregullore dhe as Kushtetutë.

SHKARKO APP