Deputeti i PD: Në Shqipëri vetëm Edi Rama fluturon, shqiptarët janë shtrirë përtokë!

Reagimi i deputetit Ervin Salianjit:

Në Shqipëri vetëm Rama fluturon, qeveria është në ajër, qytetarët i kanë shtrirë përtokë!

Shqipëria vitin që lamë pas kaloi një verë të vështirë prej zjarreve ku sërish qeveria u gjet e papërgaitur për ta përballuar e menaxhuar si situate. Janë ende të freskëta në memorien e gjithësecilit, pamjet e operacioneve të ushtrisë për shuarjen e zjarreve me mjete rrethanore.

Nuk mund të harrohem imazhet kur zjarrët përpinin qindra e mijëra sipërfaqe tokësore në disa zona të vendit dhe ministria pajiste ushtarët e FA me degë pemësh, lopata e kazma për tu përballur me flakët!  Si në çdo rast qeveria shmangu përgjegjësitë dhe lexoi komunikatat e dëmeve që zjarret lanë pas!

Këtë vit sezoni veror nisi po njësoj, qeveria fajëson këdo, madje dhe ata që përpiqet të shuajnë flakët por nuk merr asnjë masë dhe tregon sërish paaftësinë e saj për të përballuar një situatë të ngjashme me një vit më pare.

Në nëntor të vitit 2021 e kam pyetur Ministrin e Mbrojtjes në komision nëse buxheti që kërkonin ishte i mjaftueshëm për t’ia dalë këtë vit në situata të mundshme zjarresh. Pyetjet për ministrin dhe qeverinë e tij ishin këto:

“Nuk është aty ku duhet gjendja e helikopterëve, gjithë specialistët më thonë  ne Shqipëria nuk ngre dot në ajër asnjë helikopter, dini gjë ju si është gjendja e operacionalitetit të tyre?  Paratë e taksave të shqiptarëve shpërdorohen pa pasur përgjegjësi askush!  A do vijë helikopteri i blerë për një viti e gjysmë që ndodhet në Itali. A paguhet për parkimin e e tij atje? A i keni adresuar drejt fondet e buxhetit në raport me nevojat e forcave të armatosura. Në Zall Herr akoma rrijnë nëpër çadra, ndërkohë që harxhohen 5 mln euro për të bërë një muze që sot nuk është funksional”

Qeveria u përgjigj se mjaftonin për të zgjidhur çdo situatë dhe se ka marrë çdo masë! Sot kur zjarri po shkrumbon Sazanin dhe qeveria vetem e sheh nga larg duke shpërfaqur gjithë paaftësinë e saj për zgjidhje dhe ndihmë, përgjegjësia për ato deklarata të papërgjegjshme është e qartë. Sot përgjegjësia nuk është vetëm politike dhe morale por është shpërdorim që duhet hetuar dhe ndëshkuar penalisht!

Sot  qytetarët shohin se si Kryeministri  përdor si avion personal vetëm për salltanetet  familjare dhe qejfe personale! Për Ramën ka më shumë rëndësi që shqiptarët të paguajnë me taksat e tyre komoditetin e tij se sa të sigurojë mjete për ruajtjen e Shqipërisë nga shkrumbimi i përvitshëm!

Shqipëria sot ende nuk ka një mjet për të shuar zjarret nga ajri!

SHKARKO APP