Deputeti i PD, Tomor Alizoti: Me 11 shkurt protestë nonstop, të mos e lemë Ramën të futet në zyrë
Deputeti më i kulturuar i PD-së, Tomor Alizoti, shprehet i prerë dhe i ashpër në news24 se protesta e PD dhe e opozitës me datë 11 shkurt duhet të mos jetë si miting apo me fjalime, por përballje. Alizoti tha se “protesta është zemërim dhe jo fjalime”.
Deputeti Alizoti insistoi se protesta e datës 11 shkurt nuk duhet të jetë e qetë. Ajo duhet të jetë përballje me qeverinë e Edi Ramës dhe jo qëndrim pa zhurmë në bulevard.
“Edi Rama nuk duhet lenë të hyjë në zyrë. Nuk e meriton atë zyrë, pas gjithë këtyre skandaleve, sidomos ky i fundit me SHBA. Kudo zemërimi popullor manifestim me përplasje me qeverinë”- tha ndër të tjera deputeti demokrat.
I pyetur për seancën parlamentare kur Rama nuk erdhi, deputeti Alizoti tha:”Në këto dy seanca kryeministri zgjodhi të mos jetë kryeministër, sepse duhet të jesh i tillë në ditë të mira e të këqija, Nuk mund të lësh vendin bosh vetëm se je trembur. Unë e dija që ishte frikacak, por kurrë në këto nivele. Kur thirret për interpelancë thirret kryeministri nuk mund të delegohet tek ministrja”- sqaroi Alizoti.
“Nëse populli është i mërzitur dhe i zemëruar me këtë qeveri, nëse ua ka sjellë shpirtin në majë të hundës ky kryeministër, atëhere të vijnë me 11 shkurt”- përfundoi Alizoti.