Derbi historik Tirana-Partizani dhe falenderimi i Presidentit për tifozat e 2 marsit
Kryesore E Shtunë, 29 Shkurt 2020 09:18
Presidenti Meta këtë të shtunë në mëngjez ka publikuar një status për derbin Tirana-Partizani dhe një mesazh për 2 marsin.
“Derbi historik Tirana-Partizani edhe mbrëmë i dhuroi kryeqytetit e mbarë sportdashësve një ngjarje të jashtëzakonshme festive, me emocione tepër të forta, falë spektaklit si të lojtarëve në fushën e blertë, ashtu edhe të tifozëve që shkëlqyen si përherë me koreografitë e tyre brilante.
Një falenderim special tifozëve të mrekullueshëm, për vëmendjen e tyre për Manifestimin Mbarëkombëtar të 2 marsit”- shkruan Meta.


KOHA JONË SONDAZH