Disa shtete amerikane në kaos e protestë kundër masave drastike të autoriteteve. Në Tiranë qeveria i mbyll brenda!

U bënë tre ditë që Amerika zien, gati sa nuk po plas nga protestat. Fotot dhe videot ku njerëzit kanë rrokur armët në SHBA kundër masave drastike të autoriteteve po bëjnë xhiron e botës.

Ndonëse ka numrin me të madh në botë për të infektuar, përsëri amerikanët nuk pranojnë masa të tilla (si në Shqipëri), ku biznesi po falimenton, papunësia rritet dhe policia të rri te dera. Amerikanët po protestojnë rrugëve kundër mbylljes në shtëpi me forcë.

Presidenti amerikan, Donald Trump mbrojti mesazhet e tij, ku ai deklaron mbështetjen për protestat kundër masave të kufizimit në disa shtete amerikane. Ai tha se disa nga masat e imponuara në Minnesota, Michigan dhe Virgina kanë qenë shumë të ashpra.
Më herët, në një seri mesazhesh në Tëitter, Trump shkroi: “Çlironi Minnesota-n, çlironi Michigan-in, çlironi Virginia-n”.

Zyrtarët e këtyre shteteve thonë se urdhri për të qëndruar në shtëpi synon të pengojë përhapjen e koronavirusit. Por protestuesit thonë se ky urdhër po lëndon qytetarët dhe po i sjell dëme ekonomisë. Daily Mail sjell fotoreportazhin e mëposhtëm nga protestat në SHBA.

Ndërkohë në Tiranë qeveria dhe parlamenti vendosën ndryshime në Kodin Penal ku dënohesh me burg deri në 8 vite nëse kapesh në shkelje të vendimeve të qeverisë. Bizneset po falimentojnë, papunësia do rritet dhe prapë me çelës brenda populli!

 

SHKARKO APP