Dollarët ruso-amerikan. Prokuroria, gati fletëthirrjen për Lulzim Bashën

Hetimet e Prokurorisë për akuzat e bëra nga PS dhe Edi Rama në lidhje me financimet ruse në drejtim të PD, për llogari amerikane, kanë filluar dhe ishte Arben Ristani sekretar i përgjithshëm i selisë blu që ka dëshmuar i pari.

Prokuroria ka sekuestruar edhe shkrimin e revistes amerikane “Mother Jones” dhe po heton  nëse  kishte pagesa të tjera?  Gjatë negociatave Lulzim Basha ishte  vetëm apo dikush tjetër negocioi në emër të tij? A ka të tjerë brenda Partisë Demokratike që janë në dijeni të këtij pazari? A janë përdorur gjatë fushatës para të tjera me prejardhje ruse? Çfarë u premtoi Basha rusëve në këmbim?

Në këto drejtime janë përqëndruar hetimet e prokurorisë. Por burime nga ky organ thonë se është firmosur fletëthirrja për Lulzim Bashën i cili duhet të dëshmojë para prokurorëve. Nuk ka konfirmim nëse do të thërritet edhe kryeministri Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?