Donald Trump në Paris: Duket sikur bota po çmendet pak tani!
Presidenti francez Emmanuel Macron ka zhvilluar një takim dypalësh me Donald Trump në Pallatin Élysée në Paris përpara se të dy të marrin pjesë në ceremoninë e rihapjes së katedrales Notre-Dame. “Dhe sigurisht duket sikur bota po çmendet pak tani. Dhe ne do të flasim për këtë,” tha ndër të tjera Presidenti i zgjedhur amerikan, Trump.
Ai e merr detyrën zyrtare nme 20 janar 2025 kur Bota ndodhet në një krizë të madhe për shkak të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, Izraelit dhe Hamasit e Hezbollahut. Por edhe para një Kine që kërkon të zgjerohet me fuqi ushtarake dhe të pushtojë Taiwan.
Presidenti francez Emmanuel Macron priti të shtunën Presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara Donald Trump për bisedime në Pallatin Elize në Paris, përpara se të dy udhëqësit të merrni pjesë në një ceremoni për të shënuar rihapjen e Katedrales Notre-Dame pesë vjet pasi ajo u dëmtua rëndë nga zjarri.
Udhëtimi në Francë shënon kthimin e zotit Trump në skenën botërore, ndërsa përgatiet për t’u përballur me një mori krizash ndërkombëtare kur të marrë detyrën më 20 janar.
Dy udhëheqësit u përshëndetën ngrohtësisht në shkallët e Pallatit Elize. Është udhëtimi i parë i zotit Trump jashtë vendit që kur fitoi zgjedhjet presidenciale një muaj më parë dhe kjo vizitë mund t’i ofrojë zotit Macron një mundësi për të luajtur rolin e ndërmjetësit midis Evropës dhe zotit Trump, një rol që udhëheqësi francez e ka luajtur edhe në të kaluarën.
Presidenti i zgjedhur Trump i tha Presidentit Macronit se kishin shënuar “sukses vërtet të madh” kur kishin bashkëpunuar gjatë mandatit të tij të parë në detyrë.
“Dhe sigurisht bota duket disi e çmendur aktualisht. Dhe ne do të flasim për këtë,” vazhdoi zoti Trump.
Megjithëse nuk është bërë publike ndonjë axhendë për bisedimet e tyre, udhëheqësit evropianë janë të shqetësuar se zoti Trump mund të ndalë ndihmën ushtarake të SHBA-së për Ukrainën në një moment vendimtar në luftën e saj për të zmbrapsur agresionin rus.
Presidenti Macron është një përkrahës i fortë i aleancës së NATO-s dhe luftës së Ukrainës, ndërsa zoti Trump mendon se vendet evropiane duhet të paguajnë më shumë për mbrojtjen e tyre të përbashkët dhe fundi i luftës në Ukrainë duhet të sigurohet përmes një zgjidhjeje e negociuar.