Droga rrezik kombëtar, Petrit Vasili: DEA të vendoset në Shqipëri

Pas kapjes së kokainës në portin e Durrësit që kap vlerën e 180 milionë euro-ve, ka reaguar LSI-ja. Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar përmes një postimi në rrjetin social facebook, çon thirrjen se situata është e rëndë, dhe prandaj në vend të stacionohet DEA. DEA është agjencia Amerikane e luftës kundër drogës.

”Ripërsërisim sot me forcë që DEA duhet patjetër të stacionohet në Shqipëri pasi droga dhe krimi i organizur në Shqipëri është bërë rrezik kombëtar dhe rajonal. Koha nuk pret më përpara se të jetë shumë vonë”,- tha Vasili.

Duke e cilësuar kapjen e saisë prej afro 700 kg kokaninë në portin e Durrësit, Vasili thekson se Shqipëria po kthehet në një vend të rrezikshëm të trafikut ndërkombëtar dhe krimit të organizuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

DEA është agjencia që  lufton trafikun e drogës në SHBA dhe është në varësi të Departamentit të Drejtësisë. Cilësohet si agjencia më e specializuar në botë për luftën kundër narkotrafikut. Në disa vende si të Amerikës Latine DEA është e pranishme me agjentë konkretë në terren. Prania zyrtare e DEA-s nuk pranohet në vendeve ku prodhohet më shumë droga, si Venezuela dhe Kolumbia ku qeveritë e këtyre vendeve kundërshtojnë SHBA. Vitet e fundit, për shkak se trafiku i drogës po kryhet më shumë nga Europa, DEA ka kryer operacione në Holandë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Statusi i plotë i kreut të deputetëve të LSI, Petrit Vasili:

Kapja e sasisë shokuese të kokainës është provë e kthimit të Shqipërisë në vend shumë të rrezikshëm të trafikut ndërkombëtar të drogave të rënda dhe i krimit të organizuar.

Roli i partnerëve ndërkombëtare i paçmueshëm.

Kreu i antimafias italiane e paralajmëroi qartë në Tiranë jo me larg se dje vetëm kryeministri nuk e dëgjoi, si duket ishte i zënë me organizimin e kësaj që i dështoi sot.
Në SHBA kemi kërkuar që DEA të stacionohet në Shqipëri.

Ripërsërisim sot me forcë që DEA duhet patjetër të stacionohet në Shqipëri pasi droga dhe krimi i organizur në Shqipëri është bërë rrezik kombëtar dhe rajonal. Koha nuk pret më përpara se të jetë shumë vonë“.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?