Dy PD nisen drejt KQZ për t’u regjistruar në zgjedhje. Cilën do të firmosë Celibashi?
Berisha ka urdhëruar juristët e PD që shkojnë në KQZ për tu regjistruar në zgjedhje.
“Përfaqësuesit ligjor të Partisë Demokratike në KQZ, Ledio Nuraj dhe Franc Nuri pas pak do të depozitojnë dokumentacionin për regjistrimin e PD-së si subjekt zgjedhor në zgjedhjet lokale të datës 14.05.2023 në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të Berishës.
Ndërkohë gjykata e Apelit ka shfuqizuar vendimin e gjykatësit Zhukri që i jepte të drejtë Berishës të jetë kryetar i PD.
Nga ana tjetër të njëjtën gjë, si Berisha, pritet të bëjë nesër edhe kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, i cili do të depozitojë kërkesën për regjistrimin e PD dhe në fund do të jetë kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi i cili do të vendosë se cilën kërkesë do të pranojë.
Kjo histori e PD-së është bërë si humori me “dy kamberë në një derë”.