E fundit/Zjarr në kazino, vdesin 19 persona, 30 të zhdukur
Kazinotë përherë kanë shumë njerëz, aq pranë njeri tjetrit sa mezi merret frymë. Aty pihet duhan dhe pijet bëjnë punën e tyre. Të gjithë në kërkim të fatit! Por ndodh që po ra zjarri nuk dilet kollaj.
Kështu ka ndodhur sonte në Kamboxhia.
Të paktën 19 persona kanë humbur jetën dhe rreth 30 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një zjarri të fuqishëm që përfshiu një kazino brenda një hoteli, në një qytet kamboxhian në kufi me Tajlandën.
Zyrtarët thanë se në momentin kur shpërtheu zjarri në kazino dhe hotelin ‘Grand Diamond City’ në qytetin e Poipet, ndodheshin rreth 400 punonjës e klientë.
“Numri i viktimave mund të shkojë më shumë se 20“, thanë autoritetet e provicës Banteay Meanchey.
Po sipas tyre gjashtëdhjetë persona ishin plagosur.