E hëna si shpëtim për Berishën!

Nga Jonilda Halili- 

Tashmë dëmi u bë te demokratët e revoltuar të cilët kishin ardhur në Tiranë për rrëzimin e kryeministrit, pas premtimit publik të Sali Berishës se “do të ketë mosbindje civile dhe rrëzim të Edi Ramës”.

Demokratët erdhën, dëgjuan fjalimet dhe ikën.

Ndërkohë Edi Rama iu postoi një video duke punuar në një studio si skulptor në shenjë ironie se nuk dua t’ja dijë për protestën tuaj.

Zhgënjimi total te protestuesit të cilët u nisen me vrap nga shtëpitë e tyre pasi i ka thirrur lideri opozitar dhe kthehen pa realizuar asgjë që ta detyrojë qeverinë; ka sjellë që protestat e ardhshme të mos kenë të njëjtin numër njerëzish si herët e tjera.

Me sa duket këtë e ka ndjerë Berisha që sot nxitoi të postojë një thirrje tjetër për ditën e hënë, ora 17.00, para parlamentit.

Thirrja duket luftarake dhe e përkthyer në gjuhën e analistëve demokratët ditën e hënë nuk do të jenë më të urtë dhe vetëm me fjalime.

Me sa duket “revolucioni demokratik” i Berishës fillon të hënën (nesër) pasdite para parlamentit.

Ndaj edhe policia e shtetit mësohet se do të jetë edhe më e blinduar se sa ishte ditën e shtunë datë 11 shkurt.

Nëpër lagjet e Tiranës njerëzit e PD-së po kërkojnë militantë për ditën e hënë dhe jo thjesht njerëz të urtë që nuk dijnë të hedhin molotov!

Berisha prapë (sonte) ka lëshuar thirrjen e dytë për ditën e hënë.

Demokratët nuk janë popull që nënshtrohen kur e vendosin se duhet reaguar, ndaj nesër Berisha korigjon atë që nuk arriti me 11 shkurt…

Ndërkojhë kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim në selinë blu me kryetarët e degëve të Tiranës dhe të deleguar, teksa ka deklaruar se socialistët e thjeshtë nuk kanë asnjë lidhje me “Rilindjen” qeverisëse.

Sipas tij kryeministri Rama nuk meriton të dalë nga shtëpia në rrugë ndërsa e ka cilësuar si turp të madh faktin që kreu i qeverisë shëtit mes qytetarëve.

Berisha vijoi më tej duke deklaruar se mazhoranca sot është një organizatë kriminale që Shqipëria duhet ta largojë një minutë e më parë nga pushteti.

“Ai përdor mediat për të mbuluar vjedhjet e tij nga mëngjesi në darkë. Nuk e di se si ai shëtit mes nesh, është turp i madh. Taksa e arsimit, prisni kur të thotë taksa e arsimit apo e dijes. More hajdut ti nuk meriton të dalësh nga shtëpia në rrugë! Me veprimet e tyre ata krijojnë dhimbje e varfëri njëlloj si te socialistët e të tjerët me radhë. Nuk kanë interesa ata. Këta sot janë një organizatë kriminale që Shqipëria duhet ta largojë një minutë më parë nga pushteti”, deklaroi Berisha ndër të tjera.

Video e postuar nga Berisha datë 12 shkurt

Video e postuar nga Edi Ramën ditën e protestës, 11 shkurt

SHKARKO APP