Qendra e votimit ku ka votuar vetëm një votues. Sot pjesëmarrje e ulët

Pjesmarrja e votuesve sot është në ditën me të keqe të votimeve shqiptare, qëkur ka dalë votimi si praktikë. Por e veçanta ka ndodhur në një qendër votimi në Shqipëri.

Në fshatin Ngraçie në Mallkastër deri më tani është regjistruar vetëm një votë. Edhe ky votues ka shkuar se punon në një ndërmarrje shtetrore. Po kështu edhe në bashkinë Kamës nga 71 mijë votues kanë votuar deri në ora 15.48 vetëm 4879 votues.

Ndërkohë nga të dhënat e deritanishme pjesëmarrja e votuesve në Bashkinë Vau Dejës paraqitet si më poshtë. Nga 38. 746 votues që janë ne total rezultojnë 2. 295 votues, thënë ndryshe 6%.

Po kështu situata paraqitet kudo e ulët në votime, përjashtuar disi Tiranën.

SHKARKO APP