Edhe prokurorët ngrihen në protestë: Duam siguri fizike në mjediset e Prokurorisë!

Pas gjyqtarëve edhe prokurorët kërkojnë garanci. Ata i kanë dërguar një shkresë Prokurorisë së Përgjthshme, në të cilën i kërkojë të zhvillohet Mbledhja e Përgjithshme e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë. Në kërkesën drejtuar kundrejt saj, thuhet se qëllimi i kësaj mbledhjeje është diskutimi dhe shqyrtimi i gjendjes aktuale të sigurisë në ambientet e prokurorive dhe i garancive për mbrojtjen e jetës të funksionarëve të saj.

Kjo kërkesë vjen menjëherë pas ngjarjes e cila tronditi opininon publik, ku gjykatësi Astrit Kalaja u ekzekutua në ambjentet e Gjykatës së Apelit në Tiranë. Në shkresën e cila mbart 83 firma të magjistratëve nga i gjithë vendi, kërkohet të diskutohet mbi sigurinë fizike në ambientet e prokurorive, kushtet e transportit dhe lëvizjes së prokurorëve, rishikimin e standardeve të sigurisë në raport me praktikat e Bashkimit Evropian si dhe marrjen e masave të menjëhershme për garantimin e sigurisë së funksionarëve të drejtësisë.

Gjithashtu ata kërkojë që në këtë mbledhje të diskutiohet edhe çështja e gjuhës së urrejtjes ndaj magjistratëve dhe prokurorëve. Sipas tyre kjo është mbështetur nga aktorët mediatik, politikë dhe portalet online. Në fund të shkresës drejtuar Prokurorisë së Përgjithsme, ata kërkojnë që kjo mbledhje të zhvilohet brenda një afati kohor sa më të shkurtër, duke marrë parasysh edhe rastin e ndjeshëm që trajton.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kërkesa e plotë:

Swiss Digital Mobile Reklama

DREJTUAR:

Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë

Olsian Çela

Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Lënda:

Kërkesë për thirrjen e Mbledhjes së Përgjithshme të Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë për diskutimin e çështjeve të sigurisë fizike dhe mbrojtjes së figurës dhe dinjitetit të magjistratëve.

Të nderuar,

Ne, të nënshkruarit prokurorë të Republikës së Shqipërisë, duke u mbështetur në nenin 113 të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, si dhe në nenet 54–56 të ligjit nr. 97/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, kërkojmë thirrjen e Mbledhjes së Përgjithshme të Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë.

Kjo kërkesë vjen si pasojë e ngjarjes tragjike të humbjes së jetës së një magjistrati (gjyqtari) gjatë ushtrimit të detyrës, e cila ka tronditur të gjithë trupën e drejtësisë dhe ka nxjerrë në pah boshllëqe serioze në sistemin e sigurisë, brenda dhe jashtë institucioneve të drejtësisë. Kjo situatë kërkon një reflektim të menjëhershëm institucional dhe një vendimmarrje kolektive, në mënyrë që magjistratët të mos jenë më të ekspozuar ndaj riskut fizik apo institucional në kryerjen e funksioneve të tyre kushtetuese.

Megjithëse nenet 111–116 të ligjit nr. 115/2016 parashikojnë mbledhjen e përgjithshme të prokurorëve për qëllime zgjedhore (zgjedhjen e anëtarëve të KLP-së dhe të Shkollës së Magjistraturës), vetë ekzistenca e këtij organizmi në ligj përbën njohje formale të tij si organ kolegjial përfaqësues i trupës së prokurorëve të Republikës së Shqipërisë. Asnjë dispozitë ligjore nuk ndalon që kjo mbledhje të thirret edhe për çështje të tjera me interes të lartë publik, profesional apo institucional. Përkundrazi, parimet kushtetuese të pavarësisë dhe vetëqeverisjes së sistemit të drejtësisë (neni 147 i Kushtetutës dhe nenet 2, 3 e 4 të ligjit nr. 115/2016) kërkojnë që trupa e magjistratëve të ketë mundësinë të vetorganizojë qëndrime kolektive për situata që ndikojnë drejtpërdrejt ushtrimin e detyrës dhe sigurinë personale të anëtarëve të saj.

Ngjarja tragjike e vrasjes së një magjistrati gjyqtar në sallën e gjyqit, në krye të detyrës, përbën një rast të jashtëzakonshëm që tejkalon kufijtë e çështjeve të zakonshme të administrimit të drejtësisë. Në këtë rrethanë, Prokurori i Përgjithshëm dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë jo vetëm të drejtën, por edhe detyrimin moral dhe institucional për të reaguar përmes thirrjes së Mbledhjes së Përgjithshme, me qëllim koordinimin e një përgjigjeje të unifikuar ndaj rreziqeve që prekin sigurinë e magjistratëve dhe integritetin e sistemit të drejtësisë.

Ky interpretim është në përputhje me frymën e ligjit dhe praktikën ndërkombëtare, ku organet vetëqeverisëse të sistemit të drejtësisë mblidhen jo vetëm për çështje zgjedhore, por edhe për emergjenca institucionale që kërkojnë përgjigje të përbashkët. Qëllimi i kësaj mbledhjeje është diskutimi dhe shqyrtimi i gjendjes aktuale të sigurisë në ambientet e prokurorive dhe i garancive për mbrojtjen e jetës, integritetit dhe pavarësisë funksionale të magjistratëve, përfshirë:

– Sigurinë fizike në ambientet e prokurorive (kontrollin e hyrjeve, pajisjet e sigurisë, praninë e policisë gjyqësore dhe të policisë së shtetit);

– Kushtet e transportit dhe lëvizjes së prokurorëve, si dhe nevojën për kompensim apo mbështetje institucionale për transportin dhe akomodimin;

– Rishikimin e standardeve të sigurisë në raport me praktikat e Bashkimit Evropian dhe udhëzimet e CEPEJ dhe Komisionit Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë;

– Marrjen e masave konkrete për garantimin e kushteve minimale të sigurisë, konfidencialitetit dhe dinjitetit në ushtrimin e detyrës.

Në këtë kuadër, vlerësojmë të domosdoshme që në mbledhje të trajtohet edhe çështja e gjuhës së urrejtjes ndaj magjistratëve, prokurorëve, e manifestuar herë pas here nga përfaqësues të politikës, mediat dhe portalet online. Kjo dukuri cenon autoritetin institucional dhe pavarësinë funksionale të trupës së magjistratëve, duke krijuar një klimë presioni dhe pasigurie në ushtrimin e detyrës. Është e nevojshme që sistemi i prokurorisë, përmes organeve të veta përfaqësuese, të mbajë një qëndrim të qartë institucional ndaj këtij fenomeni dhe të ndërmarrë nisma për forcimin e mbrojtjes së figurës, dinjitetit dhe sigurisë së magjistratëve.

Në përputhje me ligjin, kjo kërkesë mbështetet nga jo më pak se një e dhjeta e trupës së prokurorëve të Republikës.

Duke marrë parasysh ndjeshmërinë e lartë dhe urgjencën që kjo situatë ka krijuar në sistemin e akuzës, kërkojmë që mbledhja të thirret brenda afatit më të shkurtër të mundshëm, në mënyrë që vendimet e saj të shërbejnë si bazë për propozime konkrete ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë së Brendshme, për forcimin e sigurisë së magjistratëve në të gjitha nivelet.

Me respekt,

Prokurorët/magjistratë

Eni Çulli

Redona Ndoni

Irma Velo

Ervis Aliaj

Elisa Çela

Leonard Suçi

Blerina Karaj

Pierind Çuka

Albulena Kuliçi,

Besmira Vishe,

Ndricim Halilaj,

Entela Hasmuja

Elsa Gjeli

Malvina Pellumbi

Albert Murcaj

Alisa Spahja

Drini Zeqo

Roland Paja

Urim Kalia

Ledjana Shkurti

Teuta Pisku

Miklevana Qema

Marilda Frasheri

Arjeta Plaku

Renato Tosku

Shqiponja Milla

Irena Sufaj

Olta Hadushaj

Nertila Bregu

Iva Harka

Ema Lazaj

Denisa Plaku

Aulona Haxhiraj

Blerina Musabelliu

Bledar Bala

Ledion Tema

Esmeranda Basho

Valbona Maja

Hava Memko

Silvana Belishta

Adnan Hoxha

Dhorina Theodhori

Enea Babameto

Arber Delilaj

Klerta Gjika

Artenida Toska

Anjeza Topciu

Ermira Prifti

Enkelejda Mecka

Klejdi Mullaj

Briselda Zhuzhi

Arisa Shkrepi

Vasjana Postol

Nertila Miftaraj

Matilda Fetahu

Matilda Peza

Edlira Bako

Bruno Stërmasi

Briken Mile

Fabjola Llaha

Masila Lulaj

Griselda Haxhiaj

Vilma Kapaj

Brisida Leka

Anisa Giu

Valbona Verzeroli

Kristi Jorgji

Jonida Allushi

Greta Dreni

Elona Gixhari

Oliana Gjergjefi

Skerdi Sinanaj

Iva Hoxha

Aida Yzeiraj

Ankela Dake

Malbora Dinaj

Elda Goxhaj

Denis Hyka

Ermira Manelli

Sonila Qerolli

Aida Cakaj

Ervis Aliaj

Ismet Dervishi

Elisa Çela

Gëzim Spahiu

Data: 07/10/2025.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?