Edi! Dje fole shumë poshtërsisht në parlament!
Nga Nikoll Lesi
Dje ndoqa jo pa interes fjalën e kryeministrit Rama në parlament. Një seancë e stisur si e jashtëzakonshme, a thua kishte sulmuar ndonjë shtet Shqipërinë apo kishte plasur lufta civile në vend!
Për të qenë korrekt me ndërgjegjen time, mëqënëse dikur e kisha analist dhe gazetar të gazetës “Koha Jone” i shkruajta (pasi vetë me shkruan sms), Edi Ramës. Pak a shumë i thashë, miqësisht, se përveç gabimëve në qeverisje e ku duhet patjetër të tërhiqet duke e çuar vendin në zgjedhje të përgjithshmë dhe lokale në një ditë, por në rastin e Presidentit i shkruajta se po bën gabim fatal. Fatal për mazhorancën, pasi e fut në një konflikt të pakthyeshëm me njeriun që është President i vendit, që dikur ka drejtuar qeverinë e PS-së dhe i ka dhënë fitoren e një palë zgjedhje parlamentare 2001, si dhe në qershor 2013, ju solli në pushtet. Por edhe pse Meta ka vepruar drejt në rastin e shtyrjes së zgjedhjeve të 30 qershorit.
Kaq, për thelbin e sms-ve! Natyrisht nuk është etike të tregosh sms-të, por nuk thashë atë që nuk thuhet, por nisur nga shqetsimi që ka çdo qytetar u detyrova t’i drejtohem publikisht ndergjegjes së dikurshme të Edi Ramës.
Nuk kam hallin e Presidentit, pasi ai mbrohet vetë dhe me sa di as që druhet fare nga kjo idiotsi e mazhorancës me këtë komision hetimor.
Por më shqetsoj fjalori, toni dhe humbja e logjikës nga Edi Rama, dje në parlament.
Ishte, pa e zgjatur, fjalimi më i keq, më fyes dhe niveli më i ulët i një lufte politike.
Shumëkush, dje, më thoshte nga analistët e medias se “ky është Edi Rama i vertetë!”. Prapë kundërshtoja, ata, se “nuk ishte Edi Rama ai që njohim, ai që as Berishën nuk e ka sulmuar kaq keq, kaq poshtërsisht dikur kur e rrahën me leva kokës shikasit e pushtetit të PD”. Edhe i çarë në kokë e hundë, asokohe me 22 janar 1997, Edi Rama nuk lëshoi kaq batare kundër presidentit Berisha sa dje ndaj Presidentit Ilir Meta.
Dje, Rama, ka groposur Edin!
Dje kryeministri dje më bëri të mendoj si kolegët e mijë gazetarë, kritikë të sistemit të montuar nga Rilindja.
Kur iu sul Ilir Metës, që nuk ka realisht se çfarë i bën, imagjinoni se si do t’i presë kokat kundërshtare në PS, sapo të lirohet paksa nga lufta me Presidentin. Do ta shikojmë “kokën” e Ditmir Bushatit ngulur në Kështjellën e Rozafës, atë të Fatmir Xhafës hedhur buzë detit në Vlorë, të Gramoz Ruçit të varur në Kalanë e Tepelenës, kurse të Pandeli Majkos në arat me panxhar të Maliqit! Ndërsa Caci (Angjeli) varet vetë!