Edi Rama: As nuk kam qenë dhe as nuk kam dërguar njeri në Aruba! Nuk jap dorëheqje!
Kryeministri Rama sot deklaroi prerë se nuk jap dorëheqje! Dhe as që e mendon, sepse kam detyrimin ndaj shqiptarëve që ta fus Shqipërinë në BE. Me një gjuhë të prerë ai sqaroi PS dhe qeveria duhet të vazhdojnë para, pavarësisht zhurmës së “shesheve të xhirimit para kryeministrisë.
Ndër të tjera kryeministri Rama në mbledhjen e grupit parlamentar dhe të qeverisë tha se çdo gjë që po bëhet në sheshin para kryeministrisë u kthye në “shesh xhirimi” për like në rrjetet sociale. Rama theksoi se kurrë nuk kam qenë dhe as nuk kam dërguar njeri në Aruba. E gjitha mbetet një lojë e pistë e rrjeteve sociale, që nuk kërkojnë të vertetën, por e sajojnë dhe e përhapin si diçka të vertetë.
E gjitha kjo histeri, ku na janë bashkuar gjoja krejt Kombi, luhet e dirigjohet nga duar të ndryshme. Por sidoqoftë duhet të marrim ato mesazhe nga protesta që duhen korigjuar.
“Shikoni Fatos Lubonjën. E kam sjellë në këtë debat edhe një herë tjetër. Pas shumë vitesh, Fatos Lubonja, me të njëjtën pafytyrësi të atyre që mbronin gënjeshtrën që e mbajti në burg dhe i kërkonin llogari për gjëra që nuk i kishte bërë, duke paraqitur dëshmitarë të rremë dhe duke ngritur akuza aluçinante, kërkon llogari nga unë për Arubën.
Fatos Lubonja thotë: ‘Edi Rama duhet të japë llogari për Arubën’. Unë di që, në të gjithë historinë e njerëzimit, që kur janë vendosur rregullat romake të së drejtës, akuzat ngrihen mbi fakte.
Unë kam thënë: nuk kam qenë kurrë në Aruba. Nuk kam dërguar askënd në Aruba. Kjo nuk ka asnjë vlerë?
Ndërkohë, Aruba është bërë e vërtetë. Është nxjerrë në këtë fushë të algoritmeve. Ashtu siç është bërë e vërtetë se unë jam konsumator kokaine dhe më thonë: ‘Ik, mor drogaxhi!’.
Po ashtu është bërë ‘e vërtetë’ edhe akuza ndaj tim eti, sikur unë e kam akuzuar atë për bashkëshorten time apo për atësinë e fëmijës. Edhe kjo është bërë e vërtetë.
Ashtu siç është bërë pjesë e kësaj ‘të vërtete’ edhe pretendimi se unë jam një kusar, që marr përqindjen time në çdo projekt”, tha ai.
Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur thirrjes së vazhdueshme të protestueseve prej 20 ditësh që të jepte dorëheqje. Në një fjalim nga mbledhja e grupit të PS-së, Rama bëri një krahasim te veprës së Omerit, duke sjellë personazhin e Osidesë. Ai tha se kurrë pushteti nuk do të shkojë në duart e zhurmës.
“Më kanë shkruar shumë njerëz sikur kam dhënë përshtypje sikur do të japë dorëheqjen! Nuk më ka shkuar kurrë në mendje që një turmë të shkojë e të bllokojë aeroportin. Tërheqja pak nga pak e atyre që shkuan atje për të dalë në skemë, e mbetja e atij grupi ku ka përzierje të hatashme. Vinë njerëz nga Kosova, Maqedonia, për të shpëtuar Shqipërinë në emër të shqiptarëve! Ulërijnë! Ndërkohë që njerëzit që funksionojnë me arsye, dhe ata në banka, më të mirëpaguarit, e kuptojnë se këtu ka diçka që nuk shkon fare. Si kam dhënë përgjigje kujt se më është dikur si… Kur ka momente të tilla kam kënaqësi të kujtoj një hollësi të Homeri kur Odiseja afrohet pranë sirenave dhe refuzon që të mos t’i dëgjojë. Përkundrazi ai insiston ti dëgjojë, sepse kupton se sa i madh është tundimi në një mënyrë apo një tjetër. Ai lidhet pas diregut të anies, jo se ska besim te vetja, por nuk e negocion destinacinon. Atë që vetja në një moment të vetëm mund tia bëjë që të hidhet në ujë pas sirenave, ai e ndalon me litarët, duke e lidhur veten. Qëllimi është çka e ka çuar deri aty dhe deri në fund. Kjo e Odiseut është metafora më e jashtëzakonshme e lidersipit dhe qeverisë. Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma. Një udhëheqje nuk i jepet zhurmës. Sa më shumë zhurma zmadhohet, aq më shumë një grup udhëheqës forcon identitetin e vetë duke bashkuar të gjithë në emër të destinacionit. “, tha ai.
Edi Rama shtoi se kurrë pushteti nuk do të shkojë në duart e zhurmës.

KOHA JONË SONDAZH