Edi Rama thotë se nuk do jetë më kryeministër pas 25 prillit

Edi Rama foli nga Vlora, pardje. Por ajo që ishte kryesore e që u kalua pa u vënë re nga media kishte të bënte me atë se ai tha se do jetë deputet i Vlorës edhe kur të mos jetë më kryeministër.

Fraza e tij se ka qenë deputet i Vlorës edhe para se të ishte kryeministër, edhe do të vazhdojë të jetë pas këtij posti është një barierë paraprake që i vendoset të gjithë atyre që mund të kërkojnë largimin e tij nga politika, pas një humbjeje të mundshme.

Pra ai e paralajmëroi se nuk do të jetë më kryeministër, porse deputet i Vlorës do jetë edhe pas 25 prillit.

Mes rrjeshtave ai e tha dhe e pohoi atë që po vjen; nuk do të jetë kryeministër por do të vazhdoj të jetë kryetar i PS.

Edi Rama e do karriken e PS dhe deputetit për ti shpëtuar ndëshkimit penal

 

SHKARKO APP