Edi Rama i jep sot “duart” Ben Blushit

Ben Blushi sot mendohet të flasë në mbledhjen e Asamblesë së PS-së. Partia Socialiste mbledh sot Asamblenë Kombëtare. Kjo është mbledhja e parë e kësaj strukture pas mbajtjes së Kongresit të socialistëve më 19 mars. Në mbledhjen e sotme pritet që të zgjidhet sekretariati dhe sekretari i përgjithshëm i PS-së. Njësoj si Kongresi edhe Asambleja do të shoqërohet me debate e kritika nga deputeti Ben Blushi. Ky i fundit ka gjasa që të mos zgjidhet sërish në Kryesinë e socialistëve. Nëse Rama do ta lejonte të zgjidhej anëtar i kryesisë së PS-së do të tregonte shenja mirëkuptimi dhe politikani perendimor.

Asambleja e re ka në përbërje 173 anëtarë të zgjedhur nga vota e më shumë se 1500 delegatëve. 50% e tyre janë gra dhe 50 % burra.

Anëtar i Asamblesë është edhe Koço Kokëdhima, si i vetmi deputet i votuar për të qenë anëtar asambleje, si dhe një varg zëvendësministrash, drejtorësh të lartë të administratës shtetërore, ish-deputetë, ish-kandidatë për deputetë të PS-së, si dhe ish-kryetarë bashkish.

Nga sot Ben Blushi nuk mendohet se do të zgjidhet në Kryesinë e re të PS-së, çka do të jetë një gabim strategjik i kryetarit aktual të selisë rozë.

SHKARKO APP