Edi Rama një kryeministër që nuk frikëson më as ministrat!

Edi Rama njihet si drejtues arrogant. Nuk po kujtojmë akuzat e tjera të opozitës të cilat janë të rënda për kryeministrin e Rilindjes. Para tij, deri para dy apo tre muajsh, ministrat nuk merrnin frymë nëse ai i shikonte vëngër, deputetët pyesnin Endri Fugën para se ta takonin Ramën, se “si e ka hanën”, drejtuesit apo kryebashkiakët merrnin leje edhe për të pirë ujë në takime.

Por ka dy muaj e kusur që Kryeministri është kthyer në një tigër prej letre kundrejt ministrave. Shembulli më i qartë ishin fushata nga media e tij se do të ndryshonte kabinetin para zgjedhjeve. Por nuk bëri asgjë. Përhapi fjalë se po përgatit largimin e ministrit të brendshëm Sandër Lleshi, ndërkohë që për një moment ministri u dorëzua dhe tha se do të ikte. Më pas, kur ministri brendshëm e pa se do lëshonte në kopshtin e Lulit të PD-së, u drejtua dhe kërcënoi kryeministrin. Jo direkt, por me gjuhën e mes rrjeshtave në media tha se nuk ka asnjë ide të iki. Bile shtoi edhe zgjedhjet do ti bëjnë shqiptarët me Sandër Lleshin.

Nga Elbasani, numri dy në PS, Taulant Balla ishte përgatitur për ministër i brendshëm. Në një restorant luksoz në Elbasan, Balla kishte festuar pragmarrjen e detyrës, bile disa drejtorë policie e kishin uruar me sms si ministër të ri. Dy drejtor policie në zona portesh i kishin shkruar Ballës se shyqyr që po vjen ti pasi nuk shtyhej me atë malokun nga Mirdita!

Kryeministri Rama e kishte gati firmën për largimin e Sandër Lleshit, por dyshonte shumë se mos Presidenti Meta nuk ia firmoste dekretin. Ndaj u tërhoq.

Më pas tre ministra, të cilët e kanë mbushur kupën për te SPAK, kërcënuan se nëse na heq, do humbisni në qarqet tona!

Edhe këtu kryeministri u tërhoq.

U bë gati të heqë disa drejtorë të përgjithshëm, por edhe në këto raste ndërhynë disa deputetë të fuqishëm. Kërcënuan kryeministrin. Prapë u tërhoq Edi Rama.

Pas këtyre tërheqjeve, kryeministri doli dhe kërcënoi drejtorët e rretheve!

Nuk është më ai Edi Rama. E shikojnë se po shkon drejt humbjes me 25 prill 2021, prandaj nuk e pyesin më. Qeverisja është kthyer në një magazinë ku të gjithë po mundohen të zhvasin çfarë ka mbetur pa vjedhur.

Pas prill 2021 Edi Rama do rrijë vetëm me pikturat e zyrës së tij, të cilat do t’ia heq nga muret e kryeministrisë, shefi i ri ekzekutivit.

Rama e ka ndjerë ikjen, pasi edhe në Vlorë filloj të përgatisë veten nga ana psikologjike, kur tha se do jem deputet i Vlorës, edhe pa qenë kryeministër.

 

 

SHKARKO APP