Edi Rama njofton se kryetare parlamenti, Elisa Spiropali dhe disa ndryshime ministrash

Edi Rama pasi foli për zgjedhjet e vitit të ardhshëm dhe freskimin me rini të Asamblesë Kombëtare, tha në mbyllje të fjalës së tij  se Elisa Spiropali do të jetë kryetare parlamenti.

Ndërkohë njoftoi edhe disa ndryshime në qeveri. Taulant Balla kalon ministër Shteti për Parlamentin. Bledi Çuçi kalon nënkryetar parlamenti. Niko Peleshi ikën nga ministër mbrojtje dhe zgjidhet kryetar grupi parlamentar. Largohet ministri i financave Ervin Mete dhe në vend të tij vjen Petrit Malaj. Ministër i Brendshëm bëhet Ervin Hoxha. Pirro Vengu ministër i Mbrojtjes.

Mësohet se firma e kryeministrit po shkon në presidencë për dekretim të ministrave.

Ja CV e ministrave të rinjë:

Ervin Hoxha-ministër i Brendshëm

Ky i fundit ka mbajtur detyrën e drejtorit të IKMT.

Për më shumë se 20 vite ka shërbyer në funksione të ndryshme nga niveli ekzekutues deri në nivelet më të larta te drejtimit në institucione qëndrore dhe ligjzbatuese të shtetit shqiptar si:

Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë.

Ka kryer me sukses detyra të larta në nivelin drejtues si: Drejtor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Shef i Njësisë Kombëtare Europol, Shef i Zyrës Qëndrore Kombëtare Interpol, Drejtor i Policisë Rrugore, Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe mBashkëpunëtorëve të Drejtësisë, Drejtor i Hetimit Tatimor dhe Pastrimit të Parave, Zv. Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, si edhe Drejtor Kabineti dhe Këshilltar i disa funksionarëve të lartë të shtetit shqiptar, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës me VKM nr. 57 dhe së fundmi drejtues i IKMT.

Pirro Vengu – ministër i Mbrojtjes

Drejtori i ri i Autoritetit Portual Durrës, i cili më herët ka mbajtur postin e drejtorit të Antikorrupsionit në Kryeministri. Pirro Vengu do të jetë ministër i Mbrojtjes.

Petrit Malaj – Ministër i Financave

Petrit Malaj është propozuar nga kryeministri Edi Rama për të qenë Ministri i ri i Financave, duke zëvendësuar në këtë post Ervin Meten. Petrit Malaj është aktualisht drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Burimeve Natyrore (AKBN). Petrit Malaj është diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, ka vijuar studimet për Master në “Business Administration” në Universitetin Wisconsin- La Crosse në SHBA , është kualifikuar për “Banking and Finance” në Universitetin Georgetoën, SHBA dhe më pas ka ndjekur një program kualifikimi për Drejtimin e Tregut të Kapitaleve, të Ministrisë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Gjermanisë. Ai ka një përvojë të pasur pune në sistemin bankar në Shqipëri dhe më pas është angazhuar si Drejtor Ekzekutiv në kompaninë “BDO Albania”, pjesë e BDO International, grupi i pestë më i madh në botë në fushën e Konsulencës Financiare, Auditit dhe Taksave.

 

SHKARKO APP