Edi Rama propozon emrat për në kryesinë e PS-së. Ruçi mbetet
Në fjalën e tij para Asamblesë Kombëtare, kryeministri Edi Rama ka propozuar emrat për anëtarë të Kryesisë së PS-së dhe postet e sekretariatit.
Ndërkohë në postin e Sekretarit të Përgjithshëm, ai i ka besuar sërish Gramoz Ruçit.
Pritet që këto emra të hidhen në votim.
Kryesia
Femrat 12 kandidate për 7 vende
Arta Dade
Anila Shehu
Eglantina Gjermeni
Ermonela Felaj
Evis Kushi
Klotilda Ferhati
Lindita Nikolla
Mimi Kodheli
Ogerta Manastirliu
Olta Xhacka
Vasilika Hysi
Valentina Leskaj
18 burra për 13 vende
Arben Ahmetaj
Armando Subashi
Besnik Bare
Blendi Klosi
Damian Gjiknuri
Ditmir Bushati
Eduard Shalsi
Erjon Brace
Erion Veliaj
Fatmir Xhafaj
Namik Dokle
Niko Peleshi
Pandeli Majko
Qazim Sejdini
Saimir Tahiri
Taulant Balla
Vangjush Dako
Ulsi Manja
Sekretaret
Sekretari për organizimin administrativ, Bashkim Fino
Për organizimin Dixhital, Alfred Peza
Për menaxhimin e burimeve njerëzore dhe koalicionin , Musa Ulqini
Sekretari për Rininë, Elisa Spiropali
Sekretar për reformën strukturore dhe emigracionin Koco Kokëdhima
Sekretar elektoral, Blerina Gjylameti
Koordinatori për programin, Ilir Beqja
Sekretar i Përgjithshëm, Gramoz Ruci
Kreu i PS-së, Edi Rama është hakmarrë ndaj deputetëve Ben Blushi e Mimoza Hafizi, të cilët nuk janë propozuar prej tij si kandidatë për anëtarë të Kryesisë së Partisë Socialiste. Gjatë fjalës së tij në Asamble, Rama nuk e ka përmendur Blushin dhe Hafizin.
Ky qëndrim i ri i Ramës karshi tyre lidhet padiskutim më aksionin e fundit të Blushit e Hafizit për të kundërshtuar referendumin dhe shkeljen e statutit në pikën për mandatin e kryetarit.
Deri më tani nuk ka një komunikim për mediat nga Ben Blushi, ndërsa deputetja Hafizi u shpreh se është e drejta e krytarit të partisë të bëjë propozimet e tij për anëtarët e Kryesisë.
Por ndërkohë Hafizi kritikoi qëndrimin e Asamblesë për të mos përfshirë në rendin e ditës kërkesën e saj dhe të Blushit lidhur me transparencën e referendumit.
Gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare, kreu i PS-së Edi Rama propozoi për anëtare të Kryesisë deputeten Arta Dade.
Por kjo e fundit e ka kundërshtuar këtë propozim. Dade tha se tërhiqet nga kandidimi.
“Parimet e mia bien ndesh me atë që ka ndodhur së fundi në Partinë Socialiste. Preferoj t’ia le vendin vajzave të reja”, u shpreh Dade.
Kujtojmë që Arta Dade ishte një prej deputeteve që bashkë me Blushin e të tjerë kërkoi zbatimin e statutit të partisë për zgjedhjen e kryetarit.
Pas deputetes Arta Dade e cila në shenjë proteste me mënyrën e drejtimit të partisë dhe ato që kanë ndodhur së fundi në PS, refuzoi propozimin e Edi Ramës për të kandiduar për anëtëre të Kryesisë së PS-së, një tjetër deputet është tërhequr nga kandidimi.
Namik Dokle, një tjetër emër i propozuar nga Rama, ka thënë se “Kam një gjithë jetën në parti. Dua t’ia le vendin të rinjve”.