Edi Rama në Kongres: Ne do të synojmë në zgjedhje 1 milion vota!

Edi Rama e ka nisur fjalën e tij duke respektuar Lindita Nikolla. Me pas Edi Rama ka sulmuar dhe kritikuar deputetët e PS që janë dembelë, interesaxhinjë dhe dalin në bazë sa për të bërë foto që ta hedhin në rrjetet sociale.

Me tej Kryeministri theksoi se nuk na duhen deputetë të tillë.

Ndër të tjera Rama theksoj se “Dua ti kërkoj ndjesë sot atyre që deputetë nuk janë, por që kanë investuar mundin e tyre dhe kanë dhënë votën e tyre, që një grusht njerëzish të PS të jenë këtu sot si deputetë.

Dua t’u kërkoj ndjesë për ata deputetë që janë të ulur mes nesh që nuk e kanë përmbushur as minimumin etik të paraqitjes në kohë dhe në cdo kohë në detyrën për të cilën paguhen nga taksat e shqiptarëve shumë më mirë as sa shumica dërrmuese e shqiptarëve.

Dua të kërkoj ndjesë për ata deputetë që dalin në popull vetëm për të më shoqëruar mua, apo që shkojnë në organizatat e partisë për të bërë një foto prezence.

Dua të kërkoj ndjesë për ata deputetë që u del zëri kur trokasin nëpër zyrat e shteti për punët e tyre dhe familjes së tyre. Apo edhe për ata deputetë që kur kanë zbritur në sallë duken vetëm njëherë në hënë dhe flasin sikur kanë ardhur nga hëna. Ndërsa takimet me njerëzit i bëjnë me njëri tjetrin. Një ndjesë të veçantë edhe për disa që u është bërë ves që të bëjnë komentatorin e kolegëve”- tha Rama.

Me tej kryeministri foli për drejtësinë dhe SPAK. Ai tha se ai ose ajo që nuk ka mizën nën kësulë, të shkojë drejt SPAK ku e thërrasin për të dëshmuar. Kush ka futur duart në buxhet le ta mbajë vetë përgjegjsinë.

Duke folur për zgjedhjet e ardhshme, Edi Rama shtoi se PS do të marrë 1 milion vota nga 800 mijë që kemi deri tani.

 

SHKARKO APP