Ekskluzive për KJ, Nard Ndoka: “Lideri” i Ballkanit dhe i OSBE përfundoi thjesht një Kryeplak i emëruar i Surrelit

Intervistë me Nard Ndokën

Pyetje e parë: Vendimi i Ramës për të ndryshuar KODIN PENAL a mendoni se ai po e bën për ti dalë para me dënime të rënda kur popullit t’i ketë arritur shpirti aty ku nuk mban më dhe do të dalë në protesta rrugëve duke mos qëndruar më mbyllur në shtëpi?

Nard Ndoka, ish-deputet dhe kryetar i PDK përgjigjet:

Rama atë qëllim ka në fakt, të injektoj frikë e panik tek qytetarët. Ai përpiqet që çdo situatë, sado e rëndë të jetë ta keqperdor politikisht. Me këto sanksione ligjore, që Rama e Rilindja propozon, e rreshton vendin tonë si një demokraci e shkërmoqur, si një popull të “pagdhendur”, që vetëm “topuzi” i Ramës e mban në shtëpi, pra po kalojmë në një forme regjimi absurd. Në fakt Rama është në panik, i friksuar, i paaftë të menaxhoje situatën dhe po përpiqet të shtypë çdo zë kundër dhe çdo lëvizje kundër tij, kundër paaftësisë së qeverisë që ai drejton nga bunkieri.

Opozita ka për detyrë të kontrollojë fort “lirinë” e Rames sot, që ai mos të abuzojë me lirinë e qytetarëve nesër.

Pyetje 2: Po nëse kryeministri Rama vendos nga Surreli që të mos zhvillohen zgjedhjet parlamentare të radhës me pretekstin se “ vazhdon pandemia koronavirus”, çfarë do bëjë opozita?

Ai të tilla shenja po jep, i duket “komode” kjo situatë dhe vërtet po na suprizon të gjithëve; ka frike të shkojë në zyrë, ka frikë të takojë Presidentin, të mbledhë Kuvendin, të shkojë të takojë drejtuesit lokal në Bashkitë e prekura. Kemi një kryeministër që vërtet mund të pritet gjithçka nga ai, sllogani i tij: “skeni parë gjë akoma” është dënim për demokracinë dhe mallkim për këtë popull të vuajtur. Mandati i dytë për Ramen ishte si një mallkim për të, por edhe për ato që e votuan dhe të gjithë ne të tjeret që e “lejuam”. Çfarë nuk po shohim; vend pa institucione, pa demokraci funksionale, pa ekonomi, pa transparencë, pa unitet, pa vendimet e duhura, por një popull të dëmtuar rëndë nga tërmeti dhe tashmë nga COVID 19. Vetëm zgjedhjet mund të heqin “mallkimin” nga Rama e Rilindja, por edhe nga vendi ynë.

Sapo mori avionin qeveritar, por sot nuk mund ta perdor, sapo mori Presidencën e OSBE, por nuk mund të shkojë as deri në Shkodër të zgjidhë konfliktet mes Bashkisë e pushtetit të tij  arrogant e abuziv. Sapo ju shkërmoq plani i “minishengenit”, Kosova një zhgënjim për planet e tij. Lideri i Ballkanit, përfundoj thjesht një Kryeplak i emëruar i Surrelit.

Inervistoi: Alban Mati

SHKARKO APP