Elisa Spiropali i shtërngon dorën, ministri serb fshin foton me ministren shqiptare!
Elisa Spiropali është shumë aktive në takimet ndërkombëtare. Kryeministri Rama ka gjetur njeriun e duhur për takime të tilla.
Gjatë qëndrimit në Nju Jork në kuadër të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ministrja e Jashtme Elisa Spiropali ka marrë pjesë edhe në një takim të Nismës Adriatiko- Joniane.
Pjesëmarrjen në këtë tryezë ajo e ka njoftuar përmes një njoftimi të shpërndarë nga zyra e shtypit.
“Përgjatë mëngjesit të sotëm të punës në Nju Jork me homologë dhe partnerë të Nismës Adriatiko-Joniane, theksova se bashkëpunimi rajonal gjithëpërfshirës është nevojë strategjike për përshpejtimin e integrimit në BE të rajonit tonë”, shkruan Spiropali.
Së bashku me njoftimin ministrja e Jashtme ka publikuar një foto teksa shtrëngon duart me homologun e saj serb Marko Gjuriç.

Nga ana tjetër kreu i diplomacisë së Beogradit ka përmendur organizatorin e këtij takimi, ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut, ndërkohë që bie në sy fakti që fillimisht e ka publikuar foton me ministren e Shqipërisë, Elisa Spiropali, por me pas e ka fshirë.
Fshirja e fotos tregon gjest inferioriteti rajonal.
KOHA JONË SONDAZH

