Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 08:02 Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik Ndërprerjet e planifikuara të energjisë në Ukrainë kanë nisur që në tetor, ndërsa Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj rrjetit energjetik. Në Kiev disa familje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Erion Braçe rikthen pamjet e majit 1996: Kur opozita rrihej barbarisht e protestuesit tërhiqeshin zvarrë

Erion Braçe rikthen pamjet e majit 1996: Kur opozita rrihej barbarisht e protestuesit tërhiqeshin zvarrë

Lajme
E enjte, 28 Maj 2026 11:38
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka bërë një reagim të gjatë në rrjetet sociale, ku rikthen pamjet e majit 1996, “kur opozita rrihej barbarisht e protesuesit tërhiqeshin zvarrë në mes të sheshit “Skënderbej”.

Në vijim reagimi i plotë i Braçes në Facebook: 

28 maj 1996 – 28 maj 2026

30 vite larg dhunës më barbare të ushtruar ndonjëherë nga një qeveri në demokraci ndaj popullit të majtë, ndaj shqiptarëve të grabitur në zgjedhje.

28 maji erdhi pas 26 majit, jo numerikisht, por si dhunë mbi dhunë, gjak mbi gjak, pranga mbi pranga!

Dita nisi me rrethimin e selisë së partisë më të madhe në vend. Njerëzit ndodheshin aty që një natë më parë, nga frika se më 28 maj nuk do t’i lejonin të arrinin në Sheshin Skënderbej,vetëm pak metra larg.

Por rrethimi nuk zgjati shumë. Nga çdo rrugë që të çonte te selia e PS-së dhe në Sheshin Skënderbej po vinte një lumë njerëzish. U mblodhën para dhe rreth selisë, thyen kordonin dhe morën përpara policinë për të dalë në shesh.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

I marri që kishte urdhëruar vjedhjen e zgjedhjeve, 136 deputetë për vete, 10 deputetë për Partinë Socialiste dhe 0 për çdo parti tjetër, përfshi Fatmir Mediun dhe Abaz Ermenjin, kishte urdhëruar që askush të mos dilte nga selia e PS-së, por mbi të gjitha, askush të mos shkelte në Sheshin Skënderbej.

Aty ndodhi pastaj gjithçka.

Unë nuk kam parë kurrë dhunë më të egër të një qeverie ndaj popullit të vet deri më 21 Janar 2011.

U rrah barbarisht kushdo që hyri në shesh. I shtrinin përdhe dhe i tërhiqnin zvarrë prej flokësh. Ndiqnin dhe godisnin cilindo që ndodhej pranë sheshit të rrahjes. Policë me hunj, jo me shkopinj gome, por me hunj si bisht lopate, ndiqnin njerëzit deri te Treni në veri, deri te Zogu i Zi në perëndim, deri te 21 Dhjetori, deri te Vasil Shanto në jugperëndim, matanë Qytetit Studenti në juglindje dhe matanë Pazarit të Ri në lindje.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Qëllonin në rrugë. Hynin në dyqane dhe godisnin këdo, edhe gra.

Mund t'ju interesojë

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Para 10 orësh
Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dh...

Para 11 orësh
Rama në Dublin: Shqipëria është mikpritëse si për Sorosin, ashtu edhe për dhëndrin e Presidentit Trump

Rama në Dublin: Shqipëria është mikpritëse si për Sorosin, ashtu edhe për dhëndrin e Pr...

Para 11 orësh

Nuk kam parë kurrë në jetën time më shumë fytyra të mbuluara me gjak.

Kjo ishte!

Kujtdo që më thotë sot: “Po ç’i ke këto?”, djathtas apo majtas, secili me rrugëtimin e vet, do të doja t’i kishte jetuar qoftë edhe përmes syve të një fëmije, të një gjyshi, gjysheje, babai apo nëne që atë ditë u rrah barbarisht dhe u kthye në shtëpi me gjak në fytyrë e në rroba; akoma më keq pas tri ditësh, një jave apo më shumë, kur doli nga qelitë ku barbaria vazhdoi.

Kohët kanë ndryshuar. As nuk dallohen më.

Por autorët e asaj barbarie janë po aty, të njëjtët. Madje njëri prej tyre, urdhëruesi u zgjodh sërish, si monumenti i gjallë i dhunës.

Shqipëria ecën, përparon. Ai jo.

Etiketat e lidhura

Erion Brace
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 46 minutash

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur
Para 47 minutash

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 11 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 15 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.