Erion Veliaj çimenton kandidimin si kryebashkiak në Tiranë në zgjedhjet e vitit 2023

Erion Veliaj vazhdon serinë e takimeve me socialistët e Tiranës. Sot Veliaj ishte në Petrelë, Farkë dhe Baldushk. Pas takimit ai shkruan: “Me Fridën dhe socialistët e Petrelës, Farkës dhe Baldushkut – Partia Socialiste është një familje e madhe, që punon për të mirën e të gjithëve. Bashkë!”- përfundon kryebashkiaku që është edhe kandidati numër një për të marrë drejtimin e PS, pas ikjes së Edi Ramës.

Me këtë fushatë në bazën e PS, Erion Veliaj ka blinduar përfundimisht kandidimin e tij vitin e ardhshëm si kryebashkiak, sepse në muajin maj 2023 do të jenë zgjedhjet e përgjithshme vendore.

Duket e zorshme ta rivalizojë njeri vitin e ardhshëm, ndonëse siç ka thënë Edi Rama kur ishte vetë kryebashkiak “Jetojmë në Tironë”, pra kurrë nuk dihet se çfarë ndodhë!

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?