Erion Veliaj hap front lufte me Ilir Metën: Do të ketë fatin e Berishës!
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka sulmuar sot Presidentin Ilir Meta. Ai ka thënë se opozita ka përfunduar me “herë një nongrata që ia merr partinë tjetrit, dhe partia tjetër e opozitës që tani e merr burri në vend të gruas”.
Por nuk ka ndaluar me kaq Erion Veliaj. Ai ka sulmuar Ilir Metën duke thënë se do të ketë fatin e Berishës sapo të iki si President. Me sa duket Erion Veliaj duhet të ketë informacione të besueshme, pasi edhe kur doli nongrata ish-kryeministri Berisha, kryebashkiaku tiranës ishte në Uashington. Asokohe akoma pa dalë vendimi zyrtar për Berishën, në qarqe shumë të ngushta të kryeqytetit e dinin vendimin për nongrata.
Sulmi që ka filluar ndaj lir Metës, ka mundësi të lidhet me kandidimin e dukshëm të Metës për kryebashkiak në Tiranë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2023.
Në të vertetë asnjë kandidat tjetër nga opozita nuk e sfidon dot Erion Veliaj, me përjashtim të Ilir Metës, ku beteja do të jetë si Vaterloja e Napoleon Banopartit me 18 qershor 1815.