Fatmir Mediu i drejtohet Berishës dhe Alibeajt: Dilni vetëm me një kandidat për kryebashkiak, ndryshe i shërbeni Ramës!

Postimi i plotë i Fatmir Mediut:

Opozita duhet të dali me një kandidat të vetëm në zgjedhjet bashkiake.

Çdo justifikim për të dalë me shumë sesa 1 kandidat i sherben pushtetit te Edi Rames.

Çdo parti politike opozitare duhet të dali me listen e vetë të këshilltarëve.

Të gjithë kanditatet për kryetar bashkie duhët të përfshinë në shtabet e tyre elektorale të gjithë keshilltarët e subjekteve politike opozitare. Çdo votë për këshilltarë duhet të jetë votë për kandidatin.

Opozita duhet të ndërtojë një marëveshje brenda vetes, ku keshilltarët për keshillat bashkiake të jenë ata që marrin me shumë vota.

E djathta pa garë nuk ka vlerë!

SHKARKO APP