Flet ekskluzivisht për “KJ”, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka: Rama mund të trembi pulat e oborrit të tij në Surrel, por shqiptarët do ta shpupurisin brenda bunkierit të tij

Intervistë ekskluzive e Edi Palokës, nënkryetar i PD-së, për KOHA JONE

Pyetje e parë: Vendimi i Ramës për të ndryshuar KODIN PENAL a mendoni se ai po e bën për ti dalë para me dënime të rënda kur popullit t’i ketë arritur shpirti aty ku nuk mban më dhe do të dalë në protesta rrugëve duke mos qëndruar më mbyllur në shtëpi?

Situatë si kjo që po kalon jo vetëm Shqipëria, por e gjithë bota, sjellin me vete rrezikun që qeveri apo individi në pushtet me prirje autokratike, të abuzojne me liritë dhe të drejtat e njeriut. Duke shfrytëzuar friken e njerëzve për jetëen, duke e nxitur edhe artificialisht, ata gjejnë rastin për të abuzuar me pushtetin!

Jo më kot KE ka shpërndarë këto ditë për gjithë anëarët e tij, ku bën pjesë dhe Shqipëria,  një dokument ku thekson pikërisht rrezikun që situata me corona virusin, mund të shfrytëzohet për të kufizuar liritë e qytetarëve. Sigurisht ky rrezik nuk ekziston për vende me demokraci të konsoliduara, po për qeveri dhe individë me prirje autoritariste.

Edvin Rama është personazhi tipik i pushtetarit që abuzon me lirinë dhe të drejtat, me parimet e demokracisë edhe në situata normale e jo me në situata si kjo.

Për Ramën, kjo situatë është si realizimi i endrrës së tij të pushtetit absolut; ai që nga bunkeri i Surrelit merr vendime sipas midesë së tij dhe i detyron shqiptarët t’i zbatojnë me dhunë.

Duke u kthyer tek pyetja juaj direkte; unë mendoj që PO, Rama kërkon ti përdor ndryshimet në Kodin Penal, në funksion të kësaj endrre të tij për pushtet absolut, po nuk besoj, madje jam i bindur që si dhe në raste të tjera, do të dal bllof. Ai e di dhe vetë që sot as nuk bind e as nuk tremb dot më. Për këtë arësye është përpjekur ti tremb shqiptarët më shumë me diskurse makabër për rrezikun e virusit. E keni dëgjuar të flas për vdekje, për kufoma pa varr etj, etj.

Pra si përfundim; Rama e endërron një pushtet absolut, mbase dhe një diktaturë të re e të maskuar, po e shfrytëzon dhe këtë situatë në shërbim të qëllimit të tij, po definitivisht nuk ka mendere ta bëj një gjë të tillë.

Edhe me situatën e krijuar, të jeni të bindur se kush ka zbatuar rregullat e distancimit social, i ka zbatuar për bindjen se është gjëja e duhur që duhet bërë, duke filluar nga unë. Sa për “masat” e kërcënimet e Ramës mund të trembi vetëm pulat e oborrit të tij në Surrel. 

Pyetje 2: Po nëse kryeministri Rama vendos nga Surreli që të mos zhvillohen zgjedhjet parlamentare të radhës me pretekstin se “ vazhdon pandemia koronavirus”, çfarë do bëjë opozita?

Në vazhdim të përgjigjes së parë, Rama do ta dëshironte shumë një gjë të tillë, pra që ai të vazhdonte të qendronte në pushtet pa bërë zgjedhje fare, sic bën brenda partisë së tij, po kjo nuk mund të ndodhë as në imagjinaten më të lumtur të tij.

Me që pyetja juaj është hipotetike, po ju them që në një rast të tillë , njerëzit (që dhe sot janë në limitet e durimit) do ta shpupurisnin brenda bunkerit të tij.

Por përsëris, kjo nuk do të ndodhë. Zgjedhjet do bëhen dhe Rama, ashtu si corona virusi , do mbeten vetëm kujtime të keqija për shqiptarët!

SHKARKO APP