A do ketë dhunë në Protestë? Flet në KOHA JONE-DEBAT bashkëdrejtuesja kryesore e Protestës, Luçiana Kokaj

Shikoni te emisioni KOHA JONE-DEBAT bashkëdrejtuesen kryesore të Protestës, Luçiana Kokaj. Ajo flet se si do ta rrëzojnë kryeministrin, skenarët, rezistencën dhe shpirtin vetmohues që kanë të rinjtë në këtë Lëvizje antisistem.

Kjo grua e vendosur e cila ka dalë në krye të Protestës bashkë me Arben Kolën e disa të tjerë, flet në emision edhe për elementë radikalë që kanë hyrë brenda radhëve të Lëvizjes; ajo me një pasion malësorje tregon se nuk tërhiqet nga udha për ta ndryshuar sistemin e kalbur politik.

Luçiana Kokaj flet edhe për fondacionin Soros që akuzohet se ka futur duart në Protestë, edhe për Jared Kushner e Ivanka Trump. Nuk lë pa përmendur nëse kanë ndikim Arlind Qori, Adriatik Lapaj dhe Agron Shehaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kokaj tregon edhe për paratë me të cilat mbahet kjo Lëvizje, etj. Por bashkëdrejtuesja Kokaj sqaron se si kanë plan të bllokojnë kryeministrinë, dhe se policia e kryeministri të mos guxojnë të përdorin dhunë, ajo tregon se vlon rinia të hyjnë brenda kryeministrisë, porse do të mundohen ti mbajnë paqësorë…

Swiss Digital Mobile Reklama

Një emision që duhet ndjekur…

Kliko aty ku shkruhet Watch on YouTube)

A do ketë dhunë në Protestë? Flet bashkëdrejtuesja kryesore e Protestës

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?