Edi Rama dhe fotot e Parisit

Edi Rama ka postuar në profilin e tij në Facebook këto foto nga vizita e tij në Paris (Francë). Por FOTO E DITES e postuar nga vetë Edi Rama, ndonëse është foto e realizuar bukur, përsëri tregon nga mënyra e vështrimit nga ku e ka kapur fotografi kryeministror, se sikur vjen nga lart, qielli. Fotografi shqiptar kryeministror duhet të rrijë orë të tëra për të kapur momentin kur mbërrin Lideri. Dhe e ka kapur, këtë radhë në Paris. Vetë foto është mesazh. Edhe postimi nga ana e vetë kryeministrit Rama, mesazh mbetet.

Fotografia mund të dalë e bukur, domëthënëse, por më domëthënës është fakti se cilën foto përzgjedhë kryeministri. Dhe ka postuar këtë foto, të cilën ai e ka emërtuar si FOTO E DITES. Shikojeni me kujdes! Shumë e realizuar artistikisht, kurse politikisht tregon se sikur të gjithë i ka vënë poshtë këmbëve të tij, ndaj don të thotë që: KUJDES TANI ME MUA!

Po vjen “Jeusi Edi Rama”! Përuluni!

SHKARKO APP