Jorida Tabaku refuzon Këlliçin: Unë votën do ta kërkoj vetëm për PD-në!

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, një nga figurat më karizmatike në selinë blu, tha se refuzon që të votojë Belind Këlliçin në zgjedhjet e 14 Majit.

Në një intervistë për Panorama Tv, Tabaku deklaroi se nuk do të votojë asnjë kandidat tjetër përveç atyre që do të përfaqësojnë në zgjedhje logon e Partisë Demokratike. Belind Këlliçi i dalë nga Primaret, në këto zgjedhje futet si kandidat me siglat e partisë së drejtuar nga Ilir Meta.

Gazetarja: Ju keni publikuar një foto nga njësia 2. Për kë e kërkoni ju votën e qytetarëve, Belind Këlliçin apo Roland Bejkon?

Jorida Tabaku: Nuk kam asnjë kompleks të të them që unë votën e kërkoj për Partinë Demoratike. Në fletën e votimit, në listën e anëtarëve të këshillit bashkiak, Partia Demokratike është alternativa e opozitës që unë kam ftuar këdo që të votojë.

SHKARKO APP