Gaz Bardhi hedh “tymçen” e parë në Selinë Blu: Duhen njerëz të rinjë dhe hapje drastike e PD
Me në fund po fillon analiza në PD për humbjen si dhe gjetjen e emrave të tjerë që mund ta sjellin PD në pushtet në vitin 2029.
Deri tani njerëzit më besnikë e militantë të Berishës e kanë spostuar lojën drejt kryeministrit Rama se “na mori zgjedhjet”, ndërkohë që nuk ecën më ky justifikim. Demokratët e shumtë duan të kthehen në pushtet e jo ti bëjnë fresk lidershipit të vjetër demokrat.
Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, gjatë intervistës në emisionin “Kjo Javë” e konsideroi nevojën e hapjes së PD ndaj prurjeve të reja, shoqëria civile, si nevojë e domosdoshme për rinovimin e saj. Ai la të kuptohet se “sejcili prej nesh (pra edhe Berisha) duhet të kuptojë se duhet të shikojmë pozicionet tona!
Bardhi tha se PD që sot është 12 vjet në opozitë, cilido nga demokratët i angazhuar në pozicione, do të duhet të jetë i hapur ndaj prurjeve të reja.
“Unë besoj që me zgjedhje të lira e të ndershme e PD që nuk humb kohë sic humbëm 4 vjet më parë me betejat brenda vetes dhe ekipin dhe alternativën e duhur, padyshim që PD i fiton zgjedhjet”, tha kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi.
Gazment Bardhi: Sigurisht që secili prej nesh ështe i hapur për kritika e propozime, dhe jam i bindur që secili e thotë në të mirë të PD. Nevoja për rinovim, elemente të rinj nga shoqeria civile që kanë ngritur kauza të rëndësishme është hap pozitiv përpara.
Reflektoj se cfarë do bëjmë secili prej nesh për të pasur një rinovim të përditshëm dhe këtu nuk flas për ndarje pozicionesh, por për nevojën për të patur garë reale në PD, meritokraci, prurje të reja herë pas here dhe për t’i angazhuar në përgjegjësi të caktuara. Unë nuk kam një post të rëndësishëm, por një përgjegjësi të madhe që do të duhet ta përmbush me sukses dhe sot që PD është 12 vjet në opozitë cilido i angazhuar në pozicione do të duhet të jetë i hapur ndaj prurjeve të reja.
Unë besoj që me zgjedhje të lira e të ndershme e PD që nuk humb kohë sic humbëm 4 vjet më parë me betejat brenda vetes dhe ekipin dhe alternativën e duhur, padyshim që PD i fiton zgjedhjet” – tha kreu i grupit parlamentar të PD.
KOHA JONË SONDAZH

