Gazetarja deklaratë të bujshme: Telefoni i Ervis Martinaj ka pulsuar jashtë Shqipërisë

Gazetarja e kronikës Keti Banushi ka zbuluar detaje nga hetimet e kryera në lidhje me zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

E ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, Banushi tha se burime nga policia kanë deklaruar se telefoni i Martinajt ka pulsuar jashtë Shqipërisë.

Ajo nënvizoi se këto nuk janë informacione të konfirmuara zyrtarisht, por aludohet se kanë nxitur organet ligjzbatuese të jenë vënë në aksion për hetimin e një inskenimi të zhdukjes.

“U tha fillimisht, por jo në kuadër të konfirmuar nga policia se telefoni i tij ka pulsuar jashtë Shqipërisë dhe kjo ngriti dyshimin që mund të jetë gjallë. Kjo ka ndryshuar qasjen e prokurorisë dhe u dyshua për një inskenim të zhdukjes nga ana e Vis Martinaj.

Nuk them që të gjitha këto janë të vërteta, i kemi me burime dhe nuk është se janë informacione të konfirmuara zyrtarisht. Është një çështje që mbahet shumë hermetike dhe askush nuk jep informacion dhe ne duhet të flasim në bazë të indormacioneve që kemi me burime”, tha gazetarja.

Ndërkohë gazetari Lavdrim Lita zbuloi detaje nga arrestimi në Belgjikë i Leonard Dukës, rivalit të përbetuar të Ervis Martinaj.

I ftuar në emisionin Review në Euronews Albania, Lita tha se Duka është arrestuar nga policia belge në kuadër të një plani për të shkatërruar bandit e huaja që operonin në vend.

Sipas tij, vendodhja e Dukës është zbuluar nga thyerja e aplikacionit Sky dhe Encrochat ku ai komunikonte.

“Martinaj dhe Duka kanë njohje të mëparshme, kanë pasur miqësi dhe kanë qenë partner në biznes. Duka është kapur në kuadër të një operacioni të policisë belge për të shpartalluar grupet kriminale të huaja në territorin e Belgjikës, të zbuluar përmes depërtimit në aplikacionet Sky dhe Encrochat. Leonard Dukën e kanë zbuluar përmes këtij aplikacioni se ku ka qenë. Ata kanë zbuluar dhjetëra banda në territorin e tyre. Aplikacionet janë depërtuar nga shërbimet inteligjente franceze dhe nga xhandarmëria franceze, të cilët aty kanë zbuluar atë që ka dëshmuar Dumani, që këto aplikacioe i kanë përdorur grupet shqiptare për të kryer vrasje me pagesë”, tha Lita.

SHKARKO APP