Gjiknuri në Kuvend: S’ka pazar për Kodin Zgjedhor
Damian Gjiknuri deklaroi nga foltorja e Kuvendit se me 1/3 e listave të mbyllura dhe 2/3 të hapura, janë në lojë 40 mandate.
“Me këtë mënyrë janë në lojë 40 mandate. Sot po bëjmë një hap më shumë duke rritur masën e ndikimit në përzgjedhjen e deputetëve.
Për ata që thonë se është pazar “Rama-Berisha” si 2008… Gaboheni shumë, u munduam dy vite për një reformë gjithëpërfshirëse”, u shpreh Gjiknuri.
Ndërsa për votën e emigrantëve, Gjithnuri tha se:
“Shqiptarët jashtë do aplikojnë për të votuar, KQZ do u dërgojë fletët e votimit me postë. 1 në 3 emra nga lista e hapur fituese do të jetë grua dhe nëse burrat kanë më shumë vota“.