FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vendimi/Gjykata e Tiranës dënon Lulzim Bashën me padi të Taulant Ballës

Gjykata e Tiranës ka dënuar kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha me gjobë, pas padisë së bërë nga kreu i deputetëve të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Basha u dënua për shpifje nga Ballës me 50 mijë lekë gjobë.

Taulant Balla paditi Lulzim Bashën pas akuzave që ky i fundit bëri ndaj tij për kapjen e 3 milionë eurove në Portin e Durrësit, në makinat “Toyota Yaris”.

Taulant Balla reagoi pas vendimit të Gjykatës së Tiranës. Në një prononcim për mediat ai e quajti “vendim historik”. Gjithashtu, kreu i deputetëve të PS, paralajmëroi kreun e Partisë Demokratike se do të përballet dhe me një padi tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazmend Bardhi, i cili në këtë proces ishte avokat i Lulzim Bashës, deklaroi për mediat se kemi të bëjmë me një vendim flagrant. Sipas tij, gjykata nuk vlerësoi asnjë provë, por vetëm mori për bazë deklaratat që ka bërë Tulant Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas PD-së, vendimi i sotëm është shenjë e kapjes së sistemit të drejtësisë nga ana e Qeverisë.

VIDEO/Reagimi i Taulant Ballës pas vendimit të Gjykatës së Tiranës

https://www.facebook.com/b.taulant/videos/364137970985883/

VIDEO/Deklarata e avokatëve të Lulzim Bashës

https://www.facebook.com/ShqiptarjaCom/videos/354880725114922/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?