Gjyqi / Ahmet Metaliaj është kushëri i 27 –të me biznesmenin Artan Metaliaj !
Familja e Ahmet dhe Enkelejda Metalisë nuk ka asnjë lidhje me familjen e biznesmenit Artan Metaliaj, siç akuzon Bashkia. Debati ka lindur pas akuzave që ka bërë kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në adresë të familjes së gjyqtares Enkelejda Metaliaj, e cila ka në Apel bashkë me gjyqtarin Arian Qafa fatin e vendimit për pallatet tek Diga e Liqenit. E vetmja gjë që i bashkon këto familje me mbiemër të njëjtë është vetëm Tropoja. Por në qytetin e Tropojës janë jo dy, por katër fise Metaliaj që s’kanë asnjë lidhje gjaku me njeri – tjetrin. Erion Veliaj kërkon ndalimin e ndërtimit të një pallati 17- katesh tek Diga e Liqenit Artificial dhe ai ka kërkuar nga përjashtimi i trupit gjykues të gruas së Ahmet Metaliaj, gjyqtaren Enkelejden se gjoja kanë lidhje gjaku me një prej pjestarëve të investuesve tek Liqeni. Por nuk kanë asnjë lidhje gjaku, ndonëse mbiemri ka qëlluar i njëjtë. Përveç kësaj ky Artan Metaliaj nuk investon tek Liqeni, por ka në një filial të njerit prej investuesve diku 10 përqind të pronësisë, në një aktivitet tjetër. Një lidhje absurde e bashkisë duke përdorur mbiemrat!
Duket se Gjykata ka vendosur rrëzimin e kërkesës së Erion Veliaj dhe ai në këto kushte ka filluar një sulm kundër gjyqtarëve dhe familjeve të tyre, të cilat me të drejtë konfirmojnë duke dorëzuar dhe çertifikatat se s’kanë asnjë lidhje gjaku me atë mbiemër. Bashkëshorti i gjyqtares është internuar në Lushnjë që kur ka qenë 13 muajsh së bashku me pjestarët e familjes. Ai është internuar në vitin 1960. Po ashtu janë të pavërteta faktet se Ahmet Metaliaj ka mbaruar shkollën e lartë para vitit 1990. Nga “Metaliaj” tjetër ka diku tek 10 veta me universitet te kohës së Enverit. Kurse “Metaliaj” që është shënjëstër e Bashkisë vetëm Ahmeti e fitoi shkollën me demokracinë. Ai shkollën e lartë e ka mbaruar në vitin 1991 deri në vitin 1994 dhe të gjitha këto manovra të Erion Velise janë krijuar vetëm për të bërë presion gjyqtarëve shprehet familja e gjyqtares në Apelin Administrativ. Synimi mbetet që ajo të heq dorë nga gjykimi.
Edhe gjyqtarin Arian Qafa e sulmuan se qenka akuzuar për “fshehje pasurie”, por ai ka hedhur çështjen në gjykatë para se të rikthehej gjyqtar dhe e ka fituar me vendim të formës së prerë se është korrekt me ligjin. Po kështu edhe gjyqtaren Gazidede e sulmuan prej mbiemrit, por ajo mbetet një ndër femrat gjyqtare me korrekte në vend. Ndaj nuk duhet kërkuar “njolla në biografi” me zor për t’i bërë shantazh.
Me mirë bën protestë (edhe kjo e diskutueshme) se nuk duhet dhënë ky vendim në favor të ndërtimit, por jo të hulumtosh që ti bësh me çdo kusht si të lidhur me biznesmenët apo që janë “kushërinjë”. Është tjetër gjë nëse duhet lejuar apo jo ndërtimi i këtyre pallateve tek Liqeni.
Edhe për mua nuk duhen lejuar. Kjo ha diskutim publik, por tjetër gjë është të bësh presion mbi gjykatat aq me tepër duke krijuar histori banale se mbiemrat i nxjerrin kushërinjë ! Presioni nuk duhet në asnjë mënyrë, aq me tepër mbi një femër. Aq kushëri e ka burri i gjyqtares në Apel biznesmenin që akuzohet se po ndërton tek Liqeni sa me humor Ahmeti thotë se “ Jemi kushërinjë të 27-të, aq sa kam kushëri edhe Erion Veliaj !”.
Faksimile te çerfikatave të gjendjes civile të cilat tregojnë se nuk kanë asnjë lidhje dy familjet në fjalë