Greqi, fiton zgjedhjet parlamentare aleati i Partisë Demokratike
Në Greqi po ikën kryeministri i majtë Tsipras dhe po fitojnë konservatorët.
Kryeministri në detyrë i Greqisë, Alexis Cipras ka reaguar pas mbylljes së procesit zgjedhor dhe pas daljes së sondazheve të para ku partia e tij renditej e dyta, duke bërë me dije se kishte telefonuar fituesin e këtyre zgjedhjeve kryetarin e “Demokracisë së Re” Qirjako Micotaqis dhe e kishte uruar për fitoren.
Kryeministri në ikje i Greqisë bëri me dije se ditën e nesërme do të kryejë të gjitha veprimet për të dorëzuar detyrën tek kryeministri i ri.
“Pak më parë telefonova kolegun Micotaqis të cilit i urova fitoren në zgjedhje. Nesër do kryej të gjitha veprimet për të dorëzuar detyrën tek kryeministri i ri Micotaqis që të fillojë menjëherë punën. I kërkoj Demokracisë së Re të mos e marrë pushtetin me revansh por të jetë në interesat më të mira të grekëve”,– u shpreh Cipras.
Demokracia e Re mbetet aleate e Partisë Demokratike Shqiptare.
Në një reagim për mediat kryeministri i ri i Greqisë, Mitsotakis falenderoi të gjithë mbështetësit dhe të gjithë ata që i besuan atij dhe forcës politike që ai drejton.
Gjatë fjalës së tij ai premtoi se do të jetë kryeministri i të gjithë grekëve pa bërë dallime.
“Nesër do të jetë një ditë e re për të gjithë Greqinë. Të bashkuar le të shkruajmë historinë tonë. Dua të falenderoj të gjitha ata që besuan tek ne dhe premtoj se unë do të jem kryeministrit i të gjithë grekëve”,- tha ndër të tjera Mitsorakis.
Kujtojmë që kryeministri i ri vjen nga një dinasti e vjetër politike në Greqi. Ai është djali i ish-kryeministrit Konstantinos Mitsotakis. Motra e tij, Dora Bakoyannis ka qenë kryebashkiake e Athinës dhe më vonë u bë ministre e Jashtme. Megjithatë, kryeministri i ri ka premtuar se do të luftojë nepotizmin. Ai është shkolluar në Stanford dhe Harvard në SHBA.