Gropa që i bëri vetes PD-ja me rinumërimin e votave

PD po vazhdon zhurmën se votat janë manipuluar dhe vjedhur nga PS. Ndërkohë selia blu me anë të dy anëtarëve të opozitës në KAS kërkoi rinumërimin e votova krejtësisht në qarkun e Tiranës dhe atë Fierit, sikurse dhe pjesërisht në qarkun e Elbasanit për disa probleme, që PD-ja mendonte se do të kapnin ndonjë “peshk”.

Në Elbasan asgjë nuk doli. Në Tiranë po vazhdon rinumërimi. Sipas informacionit zyrtar të KQZ, deri më tani janë rinumëruar rreth 30% e kutive të votimit për qarkun e Tiranës.

Me 355 kutitë e hapura deri më tani, PD kryeson me votat që nuk i takonin. PD rezulton se ka 177 vota të pamerituara, ndërsa PS 170, të cilat iu zbriten nga rezultati i numërimit të parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe “Nisma Shqipëria Bëhet” rezulton se deri më tani ka 20 vota të pamerituara, Lëvizja Bashkë 15.

Swiss Digital Mobile Reklama

Partia Social Demokrate e Tom Doshit humbet 22 vota që i ishin shtuar më 11 maj.

Pra me këtë trend rinumërimi del se PD-ja ka marrë vota të pamerituara me shumë se sa PS! Ndërkohë deri më tani, shikohet se PD-ja ka përlarë votat e partive të vogla të djathta.

Ndonëse me këtë ritëm nuk besohet se mund të ndryshohen mandatet e deputetit për PD e PS, ndaj aqsa del deri me tani me 30 % të kutive duket hapur se PD i bëri “gropën” vetvetes, sepse ajo del partia e parë që ka manipuluar në komisionet e numërimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?