Hashim, lëre Ramën në Surrel, por shiko Kosovën se e ke rrëmujë!
Hashim Thaçi, presidenti kosovar, ka lëshuar një status në facebook duke lavdëruar Edi Ramën për hapjen e negociatave me BE. Natyrisht të gjithë lumturohemi se ecëm edhe një hap drejt kilometrave drejt Brukselit, por e vërteta mbetet jo ajo që mundohet ta mbulojë edhe Hashimi, pasi janë shtuar kushtet nga BE. Mjafton të shikosh në anglisht vendimin dhe kupton se është një “PO” me grushte surratit.
Ndaj Hashimi të merret me Kosovën që e ka copë-copë situatën atje e të mos na shpjegojë lidershipin dhe udheheqjen e madhe të shokut Edi Rama. Duke qenë se jemi në situatë emergjence kombëtare nga koronavirusi ndaj nuk po ndalemi shumë me kushtet e shtuara varg ndaj qeverisë shqiptare. Më saktë e sqaron ambasada hollandeze në Tiranë kur shkruan sot pasdite se ramë dakort me kushtin që qeveria shqiptare të bëjë reformat e kërkuara.
Për sot një faleminderit BE që na dha shpresë dhe na shtoi shikimin drejt Brukselit. Sa për lidershipin e madh të shokut Edi ka kohë për ta analizuar kur të iki koronavirusi.
Por kujdes Kosovën, Hashim! Qeverinë po e rrëzoni dhe po gëzohen në Beograd, aqsa po lumturohesh për Edi Ramën në Surrel!