Histora e dhimbshme e një infermiere italiane dhe mjekët shqiptarë kundër koronavirus

Pas Kinës, Italia po përjeton tmerrin e koronavirusit. Lombardia mbetet qendra e luftës ndaj coronavirus. Ndërkohë historitë e dhimbshme gjatë këtyre ditëve në Itali kanë pushtuar mediat botërore.

Në spitalin “San Paolo” të Milanos lufta me vdekjen është heroike, pasi personeli mjeksor rri 24 orë në punë, duke marrë integratorë që të qëndrojmë në këmbë. Një histori e treguar nga Maria Cristina Settembrese ka marrë faqet e para të shtypit. Ajo është prej 11 vitesh infermiere në spitalin ‘San Paolo’ të Milanos, dhe ndodhet në krye të detyrës në këto ditë të vështira të epidemisë së koronavirusit.

“Çuam në reanimacion një 42-vjeçar. Ndërsa më shtrëngonte dorën, më lutej: “Më thoni që do të zgjohem përsëri, kam dy vajza të vogla në shtëpi”. Maska ime u mbush me lot”. Këto janë fjalët e infermieres që rrëfen historitë nga turni i saj i natës.

Të 15 shtretërit me ventilim atje janë të zënë nga pacientë të moshave nga 48, 50, 61 vjeç e lart. “Kam 30 vjet punë, por nuk kam parë kurrë gjë të tillë”, shprehet ajo.

“Në punën time si infermiere, kam qarë rrallë, por tani qaj përditë, sidomos kur shoh të shkruara tri gërma: JKR – Jo Kandidat për Reanimacion! Që prej emergjencës së koronavirusit, netët janë bërë më të gjata. Unë dhe koleget nuk hamë, nuk flemë, marrim vetëm integratorë që të qëndrojmë në këmbë. Kur të përfundojë e gjithë kjo, dua të shkoj në Marsa Alam, pranë detit të harroj gjithçka”, thotë ajo.

Po në Tiranë?

Stafi mjeksor shqiptar rri 24 orë në punë, me tension dhe pagjumësi për të shëruar të ardhurit, por edhe në pritje të shtimit të numrit të të prekurve me coronavirus.

Kryeministri Rama paralajmëroi këtë të shtunë se akoma nuk kemi parë gjë akoma! Ai tha se në dy javët në vazhdim, pra pas datës 15 mars do kemi rritje të frikshme të numrit të tyre nëpër spitale.

Dje në Tiranë thirrjes për të respektuar sakrificën e mjekëve dhe personelit mjeksor iu përgjigjen të gjithë shqiptarët duke dale nëpër ballkone e duartrokitur mjekët heroikë shqiptarë dhe stafin e tij që po luftojnë me coronavirusin.

SHKARKO APP