Humor/ “Skënderbeu nuk e mban vapën, braktis kalin për Elisën” (Fotolajm)

Teksa temperaturat vijojnë të rriten dhe masat e ajrit pësojnë rënie në të dyja vlerat termike, duke u luhatur deri në 37°C, njerëzve duket se u shtohet humori.

Dhe në këtë valë të nxehti nuk mungojnë dhe fantazitë në rrjet, ku shfaqet në sheshin “Skënderbej” vetëm kali, pasi Skënderbeu duket se e ka braktisur sheshin e tij, [pasi e ka të pamundur të qëndrojë kryelartë dhe krenar si simbol i kryeqytetit.

Dhe pyetja që tashmë po mundon kryeqytetasit është ku ka vajtur Skënderbeu pasi zbriti nga kali i tij? Dhe në kërkim të një përgjigjeje mendja të shkon tek Elisa, si fansja më e flaktë e heroit legjendar.

SHKARKO APP