Hyri në burg 15 vjeç, doli 83 vjeç/Historia e pazakontë e burrit që kaloi 68 vite pas hekurave

Joe Ligno nga Pensilvania, i cili ka qëndruar në burg për plotë 68 vite, më në fund tashmë është i lirë. Ai ka dalë nga burgu para pak kohësh. Në një intervistë për BBC, ai rrëfen eksperiencën e tij për gati shtatë dekada në burg.

Unë kurrë nuk kam qenë vetëm, por jam ndjerë i vetmuar. Preferoj të qëndroj vetëm për sa kohë më jepet mundësia. Duke qenë në burg, kam qenë i mbyllur në një qeli tërë kohën, nga dita e arrestimit tim deri në ditën e lirimin tim. Unë isha ai tipi i personit, që sapo hyra në burg, as nuk dëgjoja, as nuk shikoja. Radio dhe televizioni ishin miqtë e mi.”

Ai thotë se brenda qelisë, pati kohën të reflektojë për gabimet dhe se mësoi nga gabimet, gjatë 68 viteve që kaloi prapa hekurave. Mbyllja në qeli e ndihmoi të qëndrojë larg telasheve, raporton Ora News.

Nuk kisha shokë brenda, as miq jashtë. Por shumica e njerëzve me të cilët shoqërohesha, i trajtova sikur të ishin shokët e mi,” thotë ai.

Por si përfundoi Ligno në burg?

Në vitin 1953 Lingo ndërroi shtëpi dhe u shpërngul në një lagje tjetër, ku nuk njihte asnjë. Një mbrëmje ai filloi të shoqërohej me disa persona , të cilët i takoi rastësisht.  Ata u alkoolizuan dhe u konfliktuan me një grup tjetër djemsh. Nga konflikti dy persona humbën jetën dhe gjashtë të tjerë mbetën të plagosur.

Në momentin që mbërriti policia, Lingo kishte ngelur i vetëm ne vendngjarje. Të tjerët ishin zhdukur. Kur policia e pyeti për emrat e të tjerëve, ai nuk u përgjigj, pasi nuk dinte emrat e tyre të vërtetë. Ai dinte vetëm pseudonimet.

15 vjeçari asokohe u akuzua për vrasje, një akuzë që ai gjithmonë e ka mohuar edhe pse ai ka pranuar në një intervistë me transmetuesin amerikan CBS, se ai goditi me thikë dikë që mbijetoi dhe kishte shprehur pendim.

Sipas BBC, Pensilvania është një nga gjashtë shtetet e SHBA ku burgimi i përjetshëm nuk mbart asnjë mundësi të lirimit me kusht. Ligon u përball me atë që u quajt një shkallë e seancës së fajit, ku ai pranoi faktet e çështjes, dhe gjykatësi e shpalli atë fajtor për dy akuza, të vrasjes së shkallës së parë.

Adoleshenti nuk ishte në gjykatë për të dëgjuar, se si i ishte dhënë burgimi, pa lirim me kusht. Diçka që pritej, duke qenë se dënimi ishte dënim i paralajmëruar në atë kohë.

Por kjo do të thotë se ai shkoi në burg pa ditur kushtet e plota të dënimit të tij, dhe nuk i shkoi ndërmend të pyeste askënd.

“Unë nuk dija as se çfarë të pyesja. E di që është e vështirë të besosh, por ishte e vërteta”, thotë Ligon. “E dija që duhej të kaloja kohë në qeli, por nuk kisha ide, se sa do të qëndroja në burg gjatë gjithë jetës sime. Asnjëherë nuk kisha dëgjuar fjalët” burgim me kusht “.

Si i burgosur “AE 4126”, Ligon me sa duket nuk pyeti kurrë se sa kohë do të kalonte në burg. Ai jetoi në gjashtë burgje mbi 68 vjet, duke iu përshtatur çdo herë rutinës së jetës në burg.

Nuk u ngatërrova me drogë, nuk piva në burg, nuk bëra asnjë nga ato gjëra të çmendura që shkaktojnë vrasjen e njerëzve, nuk u përpoqa të shpëtoja, nuk lëndova askënd”, kujton ai.

“Qëndrova aq i përulur sa munda, ajo që burgu më ka mësuar së bashku me shumë gjëra të tjera është se gjithmonë duhet të shikosh punën tënde, gjithmonë përpiquni të bëni atë që është e drejtë, qëndroni larg telasheve kur është e mundur.”
Lajmi u përshtat nga Ora News.

SHKARKO APP