Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Ikja e Ramës, shansi i fundit për shpresën

Ikja e Ramës, shansi i fundit për shpresën

Forum
E premte, 23 Prill 2021 13:30
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Enton Abilekaj –
Në orët e numërimit mbrapsht deri kur të marrim në duar fletën e votimit, arsyet pro dhe kundër ose ankthi për të ardhmen mundojnë secilin prej nesh. Shumë të lodhur nga politika, me dyshimin se pushteti që japim për 4 vjet, keqpërdoret nga të gjithë, e hedh fletën e votimit si një biletë llotarie, ku propabiliteti i fitores është 1 me 2 milionë. Ka akoma njerëz që e shesin biletën e llotarisë përpara, për të marrë fitimin minimal dhe për të humbur pa ëndrra në gjumin e autokracisë dhe keqqevrisjes.
Nuk duhet të jetë kështu, është edhe faji ynë pse është kështu. Pas 30 vjetësh dështimi, që pasoi 45 vjetët e shtypjes, duhet të mendojmë që ndoshta nuk është vetëm faji i pushtetarëve. Pas diktaturës kërkuam një lider për t’i lënë mbi shpinë barrën e demokracisë. Sali Berisha e mori në shpinë dhe e bëri pronë të vetën, ndërsa kultin e individit të fortë disa e krijonin disa e kundronin pa reaguar.
Pastaj kërkuan në simetri të plotë të kundërtën e Berishës. Fatos Nano ishte perfekt për të bërë të njëjtën gjë me mënyra të tjera. Shqipëria ndoqi rrugën e tij, rezultati ishte rikthimi tek e kundërta simetrike, që me pak moderim solli të njëjtat probleme.
Në 2013, pas zhgënjimeve nga 2 liderët e parë të tranzicionit, bëmë të njëjtën gjë me Edi Ramën, ia lamë në shpinë gjithë barrën. Ai e futi në zyrën e sapo-zbukuruar, e mbylli aty dhe nuk e ka nxjerrë akoma. Në përsëri kundrojmë dhe fajësojmë liderin.
Përballë është Lulzim Basha, premtimi më i mirë i të cilit është që nuk do ta bëjë vetëm, nuk do ta marrë vetëm barrën, nuk e personalizojë qeverisjen. Kjo është më mirë, por nuk mund të jetë garanci. Përvoja e vendeve shumë të zhvilluara tregon se asnjë politikan, sado tolerant, nuk garanton vërtetë demokracinë.
E garanton vetëm kontrolli i vazhdueshëm, kufizimi i vazhdueshëm i pushtetit, e garanton parlamenti pluralist që ne nuk e kemi më, e garantojnë gjykatat e pavarura që nuk i kemi më, institucionet e pavarura, ku ka mbetur vetëm Presidenca (më shumë opozitar se i pavarur).
Kur të gjitha këto dështojnë ta korrigjojnë abuzimin e pushtetit, garanti jemi ne. Duke votuar është mjeti i parë, por 1 herë në 4 vjet është pak. Aq më tepër kur vota deformohet dhe pushteti nuk ka më frikë. E vetmja mënyrë mbetet protesta, mbajtja e përditshme nën presion e qeverisë, për çdo vendim të keq, për çdo abuzim me detyrën, për çdo sjellje të papranueshme.
Nuk është rastësi që investimi i parë i Edi Ramës ishte vrasja e protestës, duke kërcënuar, arrestuar dhe pastaj blerë shoqërinë civile. Protesta për mbrojtjen e Parkut të Liqenit mbahet mend më shumë për dhunën e policisë së për rezultatin. Ishte shenja e parë e luftës që një pushtet abuziv po i bënte protestave, si institucioni më i rëndësishëm i kontrollit. Më pas me Astirin dhe pastaj me Teatrin, kulmoi dhuna pa kufij mbi protestuesit, për ta mirë shoqërinë dhe për t’i shtruar abuzimit rrugën, kilometrik i së cilës kushton 20 milionë euro.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Në 25 prill duhet të rimarrim veten. Atë që na bënë tek Teatri, si akti i fundit dhe kulmor i barbarizmit, duhet ta kthejmë me votë. Të ndryshojmë qeverinë dhe të kontrollojmë që nga dita e parë qeverinë e re. Të rikthejmë protestën, dinjitetin e shoqërisë, ta mos ketë më frikë qytetari nga shteti, por shteti nga qytetari. Ta bëjmë qeverinë e re që të ketë frikë nga protestat e përditshme dhe nga vota pas 4 vjetësh, ndoshta edhe më herët nëse dështon. Vetëm kështu mund të ndryshojmë fatin e keq të 76 viteve.
Ose do ta fitojmë në 25 prill 2021, ose do të instalojmë përfundimisht një regjim që ka ngritur tashmë karabinanë, që do ta shkatërrojë përfundimisht atë pak shpresë për rikthimin në demokraci dhe mirëqenie. Nëse humbasim këtë shans, do të na shndërrojë në njerëz pa të drejta ose do të na zëvendësojë me skllevërit modernë që po planifikojnë të sjellin. Duhet ta fillojmë nga beteja e fundit që fituam, ajo e nëntorit 2013, kur projektuesi i regjimit e kuptoi që do të humbiste nëse nuk na mohonte të drejtat. Pas 7 vitesh e gjysmë ky është shansi i fundit që populli të fitojë ndaj qeverisë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

Enton Abilekaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 1 ore

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 1 ore

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 2 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 2 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

2 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 1 ore

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

3 Për 30 sekonda smartfoni zbulon nivelin e stresit psiko-fizik
3 Nëntor 2019, 15:23

Për 30 sekonda smartfoni zbulon nivelin e stresit psiko-fizik

4 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 9 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.