Ilir Meta vetëm ecën…
https://www.facebook.com/ilirmetaj/videos/1552922244754043/
“Miq, nuk ka më bukur se ta nisësh ditë me ecje”, shkruan Ilir Meta në profilin e tij në facebook. Pas aventurës turistike në Theth deri në Valbonë, ku Ilir Meta eci në këmbë katër orë dhe ku video ishte ndër më të shikuarat online, ai, sot, ka postuar ecje në këmbë.
Ndonëse nuk e thotë se ku është xhiruar kjo video, por duket se ka mundësi të jetë diku në periferi të kryeqytetit. Pas pisllekut dhe tymit që po del nga ministria e brendshme dhe kryeministria në lidhje me dosjen Habilaj dhe ish-ministrin e brendshëm Tahiri, e ku sapo ka filluar zjarri, siç duket kreu i shtetit ka preferuar të largohet nga ky smog e errësirë të mafias së drogës. Po e kundron nga larg e lart këtë pisllëk qeveritar dhe po thith ajër të pastër në ecje për gjetur zgjidhje edhe për pastrimin e resë së zezë që ka mbuluar kryeministrinë.
A thua ky është mesazhi i videos së sotme të Presidentit?