Ilir Meta zhvillon takime në disa Institute Politike në Washington DC

Gjatë vizitës së tij në Washington, Kryetari i Kuvendit. Ilir Meta zhvilloi disa aktivitete me disa institute ‘think-tank’ prestigjioze si Qendra Woodrow Wilson, Qendra Truman për Çështjet e Sigurisë dhe me Fondacionin Heritage.

Gjatë këtyre aktiviteteve, Kryetari i Kuvendit Meta e njohu auditorin me zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit, me efektet rajonale të krizës së refugjatëve dhe përgatitjet e Shqipërisë për një fluks eventual, si dhe diskutoi mbi axhendën politike në Shqipëri, me theks të veçantë tek reforma në drejtësi, si kyçe për avancimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Më tej Meta vuri theksin tek rëndësia që reforma në drejtësi ka për rritjen e sigurisë dhe besimit të investitorëve të huaj, duke krijuar kushtet për një klimë më të qëndrueshme investimesh në Shqipëri.

i2

“Për momentin ne jemi të i fokusuar në reformën në drejtësi, pra edhe Parlamenti ashtu si edhe unë vetë jemi të fokusuar në këtë proces. Njëkohësisht, edhe fokusi i SHBA-ve dhe Bashkimit Europian është përqendruar në miratimin e kësaj reforme, që është e një rëndësie madhore. Së pari për të rritur standardet e sundimit të ligjit në vend dhe në drejtim të forcimit të ligjit. Për të përmirësuar në mënyrë të ndjeshme luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe për të përmirësuar akoma më tepër klimën për investitorët, – tha z. Meta. – Së dyti, ne synojmë hapjen e negociatave për t’u anëtarësuar ne Bashkimin Europian dhe reforma në drejtësi është një kusht i qartë për këtë hap. Jam sigurt se nga vjeshta ne do të kemi një rekomandim pozitiv nga Komisioni Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësim e Shqipërisë në Bashkimin Evropian që do të jetë një rrugë e gjatë gjithsesi. Ne e ndjejmë dhe ne jemi të bindur që ne kemi nevojë për të bërë një përmirësim spektakolar dhe kjo është arsyeja që ne po reformojmë që në themel sistemin tonë të drejtësisë.

i4

Ne po e riorganizojmë, sepse ne së pari do të ndëshkojmë vetë sistemin, dhe kjo është një reformë shumë drastike. Ne do ta bëjmë atë sepse ne jemi të ndërgjegjshëm që ne kemi nevojë për një ndryshim rrënjësor. Dhe ne e filluam nga sistemi i drejtësisë përmes procesit të vlerësimit, që do të pastrojë sistemin”, – u shpreh  Ilir Meta gjatë bashkëbisedimit në Qendrën Woodrow Wilson.

i6

Kryetari i Kuvendit Meta, rikonfirmoi rëndësinë e madhe që SHBA kanë në të gjitha proceset e mësipërme, dhe vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve në luftën kundër terrorizmit, veçanërisht ndërsa elementë të radikalizuar mundohen të infiltrohen duke cenuar paqen dhe sigurinë në rajon.

i3

“Është shumë e rëndësishme për ne që të vazhdojmë të punojmë ngushtësisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në mënyrë që të mbajmë vëmendjen e duhur te Shqipëria dhe në rajonin tonë. Sepse pavarësisht sfidave të mëdha që kemi lënë pas falë edhe kontributit të madh të SHBA-ve që pas rënies së Murit të Berlinit e deri më sot, sërish shohim që kemi sfida po aq të mëdha përpara, – vijoi z. Meta. – Dhe në këtë aspekt, e vetmja mënyrë për t’u përballur më mirë me këtë sfida është që të punojmë së bashku me SHAB-të, me NATO-n, me BE-në dhe partnerët e tjerë me të cilën ndajmë të njëjtat vlera. Është thelbësore për të gjithë ne që të punojmë së bashku; Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia apo edhe vendet e tjera të rajonit sepse falë globalizimit dhe teknologjive të reja, bota sot është më e vogël nga ç’ka qenë dhe rajoni jonë është akoma dhe me i vogël. Kështu që tani është thelbësore që ta bëjmë më të rëndësishëm dhe kjo mund të arrihet vetëm nëpërmjet bashkëpunimit. Konkurrenca nuk bëhet më mes fqinjëve, por mes rajoneve dhe ne kemi nevojë të përmirësojmë imazhin e rajonit tonë, që sigurisht është një vend shumë më i sigurt se 20 vjet më parë, por ne duhet ta bëjmë më tërheqës, më të besueshëm për partnerët ndërkombëtarë, për kompanitë ndërkombëtare, kompanitë amerikane, gjermane, etj. Ne e dimë që çdo gjë nis me stabilitetin, me sundimin e ligjit, me tregtinë e lirë, me heqjen e barrierave dhe në këtë drejtim është shumë e rëndësishme që të punojmë më shumë dhe të jemi më produktivë”, – shtoi Kryetari i Kuvendit.

i9

  1. Meta nënvizoi se bashkëpunimi me SHBA për çështjet e sigurisë kombëtare, forcimin e shtetit ligjor, parandalimin e elementëve radikalë, për kontrollin e integruar të kufijve, çmohet nga të gjithë shqiptarët dhe nga e gjithë klasa politike shqiptare.

Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit, tha se Shqipëria përfaqëson një ekonomi që ka potenciale të mëdha zhvillimi dhe e vuri theksin te sektorët ku duhet fokusuar dhe që përfaqësojnë mundësi më të mëdha zhvillimi në të ardhmen.

i8

“Shqipëria përfaqëson një ekonomi e cila po rritet dhe e cila ka potenciale të mëdha që nuk janë shfrytëzuar akoma. Kështu që ne jemi akoma në fillim të shfrytëzimit të këtyre potencialeve. Mendojmë se për të ardhmen ne mund të bëjmë më shumë në zhvillimin turizmit se sa është bërë deri më tani, sepse ne kemi potenciale në këtë drejtim. Gjithashtu, në të njëjtën kohë mund të rrisim zhvillimin më shumë se sa deri më tani. Ne mund të bëjmë më mirë për thithjen e investitorëve dhe për lidhjet tregtare midis lindjes dhe perëndimit. Ne nuk e kemi shfrytëzuar ende këtë potencial. Por edhe bujqësia është një sektor mjaft i rëndësishëm në të ardhmen për zhvillimin vendit, dhe sigurisht energjia dhe burimet natyrore, sepse Shqipëria është e pasur në burime natyrore, dhe sigurisht që ne synojmë të bëjmë më shumë për teknologjitë inovative. Pra, ne duhet të kemi më shumë njerëz të kualifikuar dhe ne duhet të fokusohemi më shumë në këtë”, – deklaroi ndër të tjera Kryetari i Kuvendit  Ilir Meta gjatë bashkëbisedimit me auditorin.

i7

SHKARKO APP