Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 01:12 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët Botuesi i Koha Jonë, Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus te Ylli Rakipi, deklaroi se protestuesit duhet të krijojnë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dhuna policore
  • Pedagogët me studentët
  • Reagimi i PD
  • Sanksionet ndaj dhunuesve
  • Gjykata e Apelit
  • Vrasja në Kamëz
  • Përplasja te Katedralja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dhuna policore
  • Pedagogët me studentët
  • Reagimi i PD
  • Sanksionet ndaj dhunuesve
  • Gjykata e Apelit
  • Vrasja në Kamëz
  • Përplasja te Katedralja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Studenti shqiptar në Gjermani: Nuk mendoj se duke imponuar (Rama) dialog do ketë dialog

Intervista
E premte, 17 Shtator 2021 18:54
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Intervistë e DW shqip me Henri Haxhirajn, 26 vjeçar nga Fieri, i cili, siç thotë, ka qenë “ngelës” në Shqipëri, ndërsa sot punon si bashkëpunëtor shkencor në parlamentin gjerman.    

Henri Haxhiraj,  kreu në vitin 2017 një praktikë në Bundestag ku pati rastin të bënte edhe fotografi me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Mund t'ju interesojë

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50
Neptun, drejt një kapitulli të ri!

Neptun, drejt një kapitulli të ri!

24 Gusht 2026, 15:24

DW shqip: Studentët shqiptarë ende vazhdojnë bokojtojnë mësimin dhe i rifilluan protestat, siç kishin paralajmëruar. Sa te realizueshme duken kërkesat e tyre?

Henri Haxhiraj: 8 kërkesat e studenteve më duken të domosdoshme për një arsim cilësor. Duke qenë se në punën e përditshme ne Parlamentin Gjerman kam të bëj me ligje, është një gjë të formulosh 8 kërkesa, por është një tjetër gjë të formulosh një projektligj bazuar në këto 8 kërkesa. Ndaj mendoj se studentët duhet të konsultohen edhe me ekspertë për anën teknike, në mënyrë që të shmangin çfarëdolloj pasoje negative të mëvonshme. Neni 81, pika 1 e Kushtetutës e lejon edhe propozimin e një ligji nga 20 mije zgjedhës. Ndoshta do të ishte një alternativë.

Cilat janë pikat më të vështira për t’u realizuar?

Pika që kërkon 5% te buxhetit. Unë e shikoj te nevojshme për arsimin, por edhe këtu mendoj se duhet bërë një analizë më e thelluar për te parë se çfarë pasojash do te kishte kjo rritje për zërat e tjerë të parashikuara në buxhet. Ndoshta një mundësi do të ishte implementimi i saj në disa hapa. Për ta mbyllur, mendoj se kërkesat janë të realizueshme, por duhet pasur kujdes ne formulimin dhe implementimin e tyre, nëse këto pika përfshihen në një projektligj.

Ndërkohë, qeveria ka reaguar ndaj protestave dhe ka premtuar se do t’i plotësojë disa nga kërkesat e studentëve. Si i shihni ju ato?

Pakti për Universitetin, ku premtohej se do të plotësoheshin pak a shumë 5 nga 8 kërkesat e studentëve, nxjerr në pah atë që thashë më sipër për rëndësinë e anës teknike. Për shembull, një nga kërkesat e studentëve është pajisja e gjithë studentëve me kartë studentore brenda vitit akademik 2018-19. Ne piken 6 të draftit përmendet kjo pikë dhe ofrohet si shembull marrëveshja me Qendrën e Shërbimeve Arsimore Franceze për ta bërë kartën tonë pjesë të European Student Card dhe afati i zbatimit është shtator 2019. Gjithashtu përmendet miratimi me VKM (Vendim i Këshillit të Ministrave, shën. i red.) për shërbimet që do të përfitohen me çmim të reduktuar për studentët. Por a është kjo ajo që kishin në mendje studentët kur formuluan kërkesën? Cilat do të jenë këto shërbime të reduktuara dhe sa do të jetë reduktimi? Çfarë ndodh nëse këto reduktime nuk zbatohen? Çfarë ndodh nëse studentët nuk janë pajisur me karta studentore deri në shtator të 2019-ës? Mendoj se pjesëmarrja e Kryeministrit në disa biseda me studentët, ku sipas studentëve ata nuk kane qene ne dijeni, më duket jo e mirëmenduar. Nuk mendoj se duke imponuar dialog do të ketë dialog.

Qeveria Rama ndryshoi ministrat, por nuk ndryshoi politikat arsimore, thonë studentët, të cilët e vazhdojnë protestën e tyre në Tiranë edhe në vitin 2019. Në foto shihet një pankartë e organizatës Lëvizja për Universitetin para Kryeministrisë, të hënën, më 7.01.2018. Kërkesat e studentëve: Anulo ligjin, ul tarifat e masterit, vota studentore 50%, dyfisho buxhetin, jo para për privatët. Qeveria Rama ndryshoi ministrat, por nuk ndryshoi politikat arsimore, thonë studentët, të cilët e vazhdojnë protestën e tyre në Tiranë edhe në vitin 2019. Në foto shihet një pankartë e organizatës “Lëvizja për Universitetin” para Kryeministrisë, të hënën, më 7.01.2018.

Ju keni studiuar vetë në Shqipëri, si e keni përjetuar atë periudhë

Nuk e kam për turp të them që kam qenë ngelës gjate studimeve bachelor në Fakultetin e Ekonomisë. Padyshim qe përgjegjësia kryesore ka qenë e imja, por shume gjëra në atë Fakultet, në gjykimin tim, nuk funksionojnë siç duhet. Nga shpërndarja e informacionit, tek marrëdhënia me profesorët, tek vlerësimi, tek mësimdhënia etj. Ne studionim me një kurrikul që analizonte biznesin e para 30 viteve dhe ato njohuri nuk ishin fare të nevojshme në tregun aktual. Megjithatë, aty kam njohur edhe profesorë te shkëlqyer, të cilët përpos kushteve te këqija, pagesës së ulët dhe burokracisë së panevojshme, kane zhvilluar një mësimdhënie shembullore.

Tani sapo mbarove studimet master në Gjermani, dhe me nota të mira. Cila ishte përvoja e këtushme?

Si student në Gjermani kam pasur përvojën me të bukur. Studimin tim e kam financuar vetë, duke punuar si shitës, çdo javë nga 20 orë (10 të shtunave e 10 të dielave) në një dyqan suvenirësh. Ka qene goxha e vështire të gjeja kohën për gjëra të tjera dhe më është dashur të sakrifikoj shume aktivitete sociale, megjithatë nuk ndiej pendesë. Jam i lumtur që ia kam dalë me forcat e mia. Studimi akademik në Gjermani mua nuk më ka formuar vetëm në anën akademike, por më ka mësuar edhe t’i analizoj problemet e ndryshme në mënyrë të strukturuar. Më ka mësuar që pavarësisht se situata duket e vështire, edhe situata e jetës së përditshme, nëse i strukturon dhe i analizon siç duhet problemet, mund ta gjesh një zgjidhje.

Çfarë lehtësime kanë studentët në Gjermani?

Karta studentore jo vetëm në Gjermani, por edhe ne Europë, është mjeti i identifikimit i çdo studenti. Ne kartën studentore është e inkorporuar edhe bileta e transportit publik ne Gjermani. Përpos kësaj, me atë ke uljet në dyqane te caktuara, ne kinema, restorante etj. Mendoj se përveç kartës studentore është i nevojshëm edhe një e-mail zyrtar nga universiteti për çdo student. Kështu mund te shkarkohen softuerë si Microsoft Office apo Citavi (për te automatizuar citimet në shkrime shkencore) me çmimet e reduktuara apo edhe falas. Në Berlin, nëse ke një abone vjetore për transportin publik, paguan diku tek 65 euro ne muaj. Si student, unë paguaja rreth 17 euro në muaj.

Çfarë të motivoi të dilje me rezultate më të mira në Gjermani?

Motivimi kryesor për të përfunduar studimet ka qenë sakrifica e prindërve për të më përkrahur përgjatë rrugëtimit tim. Në të njëjtën kohë kanë luajtur rol të rëndësishëm edhe ambicia personale, shqetësimi i kthimit në Shqipëri nëse nuk përfundoj me sukses etj. Ambienti universitar ka qenë një motivim më tepër, pasi aty bëhesha kureshtar për gjëra të ndryshme dhe lexoja me dëshirë të madhe mbi to. Meritokracia në universitet ka qenë gjithashtu një faktor që ka ndikuar pozitivisht në arritjet në universitet. Gjatë studimit në Gjermani mësova edhe diçka: Kur lufton për atë qe do, mund ta arrish. Jam orientuar tek dy thënie të biznesmenit të njohur amerikan  William Clement Stone (1902-2002, shen. i red.): “Shënjo hënën, po nuk kape atë, ndoshta kap ndonjë yll”. Dhe “Nuk ka work smart pa work hard”, pra që do të thotë pak a shumë se punët e mira kërkojnë mund.

Henri Haxhiraj,  26 vjeçar, i lindur në Fier, kreu studimet bachelor në Fakultetin Ekonomik të Tiranës në vitet 2010-2014. Në vitet 2016-2018 kreu studimet master në degën Sustainable & Environmental Management pranë Universitetit të Eberswalde-s në Gjermani. Në vitin 2017 kreu një praktikë në Bundestag ku pati rastin të bënte edhe fotografinë e mësipërme me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Prej prillit 2018 punon si bashkëpunëtor shkencor në parlamentin gjerman.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
LAJME Para 5 orësh

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
AKTUALITET Para 5 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
AKTUALITET Para 5 orësh

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
LAJME Para 8 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Më të lexuarat

1 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 9 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

2 Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 5 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

3 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 12 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

4 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
Para 5 orësh

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

5 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
Para 23 orësh

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

6 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 9 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

7 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 8 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

8 Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh
Para 14 orësh

Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.