Investuesi miliarder Mohamed Alabbar: “Askush s’ka bërë më shumë kontroll sigurie mbi mua se sa Qeveria e Shqipërisë”
Investuesi miliarder Mohamed Alabbar ka folur sot në lidhje me projektin e madh të portit të Durrësit.
Ja se çfarë ai thotë (është i titruar përkthimi në shqip):
Por dy gjera ai thotë. E para se “Ju premtoj që disa nga gjërat që ne po bëjmë aty nuk janë bërë kurrkund në botë. Për projektimin, masterplanin, efikasitetin e ndërtimit, kemi një ekip të plotë shqiptar dhe ky ekip po shtohet”.
Ndërsa më tej ai shton: “Askush s’ka bërë më shumë kontroll sigurie mbi mua se sa Qeveria e Shqipërisë. Respekt për pasionin tuaj për punën që bëni për vendin tuaj. Jam i lumtur që jam pjesë e këtij vendi”– thotë Mohamed Alabbar.