Ish-kryeministri britanik Boris Johnson apo kryeministri Rama në krye të NATO-s?
Nga Daniel Muçaku dhe Lindita Kokoli-
Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg po i mbaron edhe mandati shtesë prej një viti, të cilin ia zgjatën pasi filloi lufta në Ukrainë dhe shtetet anëtare nuk kishin kohë të zgjidhnin një tjetër me mandat të plotë.
Por të jesh numri një në NATO duhet patjetër të kesh përkrahjen e SHBA, Britanisë, Francës dhe Turqisë. Natyrisht që të gjitha shtetet anëtare kanë të drejtën e votës, por roli i tyre zbehet kur flitet për numrin një të fuqisë ushtarake më të madhe në botë, siç mbetet NATO.
Deri tani për ta zëvëndësuar Jens Stoltenberg janë lakuar disa kandidatura si e Mario Draghi, ish-kryeministri italian apo Dalia Grybauskait e Lituanisë. Kjo ishte presidente e Lituanisë nga viti 2009 deri në 2019 dhe njihet si “Zonja e Hekurt e Baltikut” për qëndrimin e saj të ashpër ndaj Rusisë dhe mund të përfitojë nga instinkti i fortë i Vilnius për t’iu përgjigjur çdo konflikti me Vladimir Putin. Por prapë nuk ka shanse shumë. Edhe ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovi mbetet në lojë.
Ndërkohë dy emrat më të rëndësishëm për këtë post mbeten ish-kryeministri britanik Boris Johnson dhe kryeministri shqiptar Edi Rama.
Boris Johnson ka mbështetjen e SHBA, por presidenti francez Macron nuk e pranon. Francezët edhe për arësye prestigji nacional nuk e pranojnë një britanik, ndonëse jemi në kohë moderne.
Ndërsa po lakohet Edi Rama që e ka mirë me SHBA, grurë me Turqinë, marrëdhënie korrekte me Gjermaninë dhe pranueshëm miqësisht me Francën.
Sido të jetë kryeministri shqiptar, nëse ka vendosur për një kandidim të tillë, nuk futet pa patur lejen amerikane dhe franceze, pasi atë të Presidentit turk, Erdogan e ka në xhep që sot.
Ka ende kohë deri në shtator, muaj kur mendohet se do të kemi emrin e ri të numrit një të NATO-s.
Nëse ndodh që Edi Rama zgjidhet në krye të NATO-s burime jo zyrtare nga mazhoranca thonë se PS-në do t’ja lerë Erion Veliaj që rizgjidhet prapë kryebashkiak në 14 maj, ndërsa në drejtimin e qeverisë për të parë do të kemi një grua. Ajo do të jetë Belinda Balluku ose Ogerta Manastirliu.